Negociata mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së nesër në Arabinë Saudite
- Autoritetet ukrainase nesër do të bisedojnë me ekipin teknik amerikan në Arabinë Saudite, një ditë para se SHBA-ja të mbajë takime të ndara me delegacionin ukrainas dhe atë rus.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:02, 23 March, 2025

Riad, 23 mars 2025 (MIA) - Autoritetet ukrainase nesër do të bisedojnë me ekipin teknik amerikan në Arabinë Saudite, një ditë para se SHBA-ja të mbajë takime të ndara me delegacionin ukrainas dhe atë rus.
Delegacionin ukrainas do ta kryesojë ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov dhe zëvendës-shefi i kabinetit presidencial, Pavlo Palis. Bisedimet do të fokusohen në hollësitë për ndërprerjen e pjesërishme potenciale të zjarrit me Rusinë. Në Rias nuk do të ketë komunikim të drejtpërdrejtë mes Ukrainës dhe Rusisë.
Bisedimet me ndërmjetësim të SHBA-së fillimisht do të fokusohen në ndërprerjen e propozuar detare të zjarrit në Detin e Zi. Delegatët do të qëndrojnë në hapësira të veçanta, duke u mbështetur në ndërmjetësit për komunikim. Ky është shembull për "shatëll diplomacinë" siç e përshkruajti i dërguari i posaçëm, Kit Kelog.
Sipas të dërguarit të posaçëm amerikan Stiv Vitkof, pengesa më e madhe për zgjidhje të luftës është statusi i Krimesë dhe katër rajoneve ukrainase pa dalje në det, të okupuara nga Rusia. Vitkof theksoi se çështja kyçe është nëse komuniteti ndërkombëtar do t'i njohë këto rajone so territor rus, gjë të cilën Ukrainas refuzon ta pranojë.
Delegacionin rus do ta kryesojë Grigorij Karasin, ish-diplomat dhe kryesues aktual me Komitetin për punë të jashtme të Këshillit të Federatës, së bashku me Sergej Besed, këshilltar i Shërbimit federal për siguri (FSB). ab/
foto: МIА arkivi