Në sulmet izraelite në Gaza kanë humbur jetën 23 persona, mes të cilëve edhe fëmijë
- Shërbimet mjekësore palestineze kanë bërë të ditur se në sulmet izraelite në Gaza gjatë natës janë vrarë së paku 23 persona, përfshirë tre fëmijë dhe prindërit e tyre.
- Post By Melahat Baftija
- 08:49, 25 March, 2025

Gaza, 25 mars 2025 (MIA) - Shërbimet mjekësore palestineze kanë bërë të ditur se në sulmet izraelite në Gaza gjatë natës janë vrarë së paku 23 persona, përfshirë tre fëmijë dhe prindërit e tyre.
Familja është vrarë në një sulm në tendën e tyre pranë qytetit jugor të Kan Junis.
Spitali, Naser në Gaza njoftoi se kishte marrë trupat e anëtarëve të asaj familjeje, si dhe katër persona të tjerë nga dy sulme të veçanta.
Në qendër të Gazës, spitali Al-Aksa mori gjashtë trupa njerëzish të vrarë në tre sulme të veçanta, ndërsa tre persona u vranë në një sulm në një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat, sipas spitalit Avda.
Pesë persona u vranë në një sulm në një ndërtesë banimi në Gaza, ndërsa 12 të tjerë u plagosën, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë. mb/
Foto: EPA