• Sunday, 20 October 2024
Në ditën e sotme

20 tetor 2023 (MIA)

Dita botërore e aviokontrollorëve

1632. - Lindi arkitekti anglez Kristofer Ren, themelues i Shoqërisë mbretërore në Londër (Akademia e Shkencave) dhe kryetar i parë nga viti 1680 deri 1682.


1728. - Zjarri shkatërroi një pjesë të madhe të Kopenhagës.


1784. - Lindi burrështetasi anglez Henry John Temp, i njohir si Lord Parlmerston, dy herë kryeministër mes vitete 1885 dhe 1865.


1880. - U mbajt në Dibër një kuvend i jashtëzakonshëm i Lidhjes, që u quajt Kuvendi i dytë i Dibrës, ku morën pjesë rreth 300 delegatë nga krahina të ndryshme dhe që përfaqësonin të dy rrymat e lëvizjes për autonomi. Delegatët e rrymës patriotike radikale të kryesuar nga Abdyl Frashëri parashtruan programin që ishte i njëjtë me atë të Kuvendit të Gjirokastrës. Aty përveç mbrojtjes së Ulqinit, parashikohej krijimi i vilajetit të Shqipërisë dhe i qeverisë së përkohshme shqiptare.


1900. - Ndërroi jetë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri. Naimi lindi më 25 maj 1846 në Frashër. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur "Zosimea". Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Vdiq në moshën 54-vjeçare.


1906. - U botua në Magaga të Egjiptit numri i parë i gazetës "Shqipëria" që mbrojti interesat e kombit shqiptar. Ajo u botua për gati një vit.


1918. - Gjermania i pranoi kushtet e aleatëve për kapitulim në Luftën e Parë Botërore.


1924. - Lëshohet në përdorim linja hekurudhore mes Velesit dhe Shtipit.


1971. - Willy Brandt, kancelar i Gjermanisë Perëndimore e fitoi Çmimin Nobel për paqe.


1993. - Presidenti serb Sllobodan Millosheviq e shformoi Parlamentin dhe paralajmëroi Zgjedhje parlamentare.


1994. - Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Federatën Ruse, Gena Todorovski në ceremoni solemne në Kremlin, ia dorëzoi letrat kredenciale presidentin Elcin.


1995. - Politikani belg Vili Klas dha dorheqje në funksionin sekretar i përgjithshëm i NATO-s për shkak të përzjerjes në afera korruptuese.


2002. - Në referendumin e përsëritur irlandezët e pranuan marrëveshjen e Nicës për zgjerimin e Bashkimit Evropian.


2011. - Vritet lideri i rrëzuar libian Moamer Gadafi. Paraprakisht ish lideri u kap dhe u plagos në të dy këmbët. Së bashku me Gadafin u kapën edhe djali i tij Mutasim, ish shef i forcave të sigurisë Mansur Dau, Abdula Sanusi, shef i kundërzbulimit libian dhe zëdhënësi i Gadafit, Musa Ibrahimi. Gjatë sulmit ndaj Gadafit u vra edhe ministri i Mbrojtjes të ish regjimit Anu Bakr Junis.


2013 - Në Beograd ndërroi jetë Jovanka Broz, e veja e ish-presidentit të RSFJ-së, Josip Broz Tito.