• Sunday, 20 October 2024

Më së ftohti në Kodrën e Diellit, më së ngrohti në Demir Kapi

Më së ftohti në Kodrën e Diellit, më së ngrohti në Demir Kapi

Shkup, 20 tetor 2024 (MIA) - Në Kodrën e diellit mëngjesin e sotëm janë matur dy gradë Celsius, në Demir Kapi 14 gradë Celsius.

Tre gradë janë matur në Berovë, 6 gradë në Kriva Pallankë, Krushevë dhe Lazaropole, 7 gradë në Hanet e Mavrovës, 8 gradë në Strumicë, 9 në Pretor, 10 gradë në Prilep dhe Vinicë, 11 gradë në Tetovë, Ohër dhe Manastir, 12 gradë. në Shtip, Kumanovë, Dibër dhe Kavadar dhe 13 gradë Celsius në Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Veles dhe Gjevgjeli.

Nga DPHM kumtuan se gjatë natës dhe mëngjesit do të mbajë mot i vranët, në pjesët jugperëndimore me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Nga fundi i ditës vranësitë do të ulen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 15 deri në 21 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 21 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s