• Sunday, 20 October 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje të dobëta lokale

Mot me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje të dobëta lokale

Shkup, 19 tetor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në vende përgjatë Vardarit herë pas here erë e fortë nga drejtimi juglindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 13, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 14 deri në 20 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 19 gradë.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike, nëser moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.

"Më pas, gjatë javës së ardhshme do të mbizotërojë mot stabil dhe i qetë me temperatura të ulëta të mëngjesit që do të zbresin nën zero. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit, kumtoi DPHM-ja. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s