• Thursday, 02 May 2024

Ministri teknik Velkovski për vizitë të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër

Ministri teknik Velkovski për vizitë të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër

Dibër, 18 prill 2024 (MIA) - Ministri teknik i Punës dhe Politikës Sociale Gjoko Velkovski, sot pasdite ishte për vizitë në Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale në Dibër.

Velkovski realizoi takim me drejtorin e qendrës Kreshnik Paçuku, i cili detajisht e njoftoi për punën por edhe problemet me të cilat ballafaqohet ky institucion, e cila me aktivitetin e vet e mbulon edhe komunën fqinje të Qendër Zhupës.

 Gjithashtu, menjëherë, ai diskutoi aktivitetet e qendrës me punonjësit socialë dhe punonjës të tjerë.

"QNPS në Dibër ballafaqohet me mungesë të kuadrit profesional. Në diskutimin e frytshëm konkluduam se nevojiten zgjidhje të reja sistematike në ministri në periudhën e ardhshme. Problemet e shtresave janë neglizhenca e menaxhmentit të ministrisë ndaj shumicës së përdoruesve dhe moskryerja e ndryshimeve thelbësore që do të lehtësonin procedurat dhe veprimet", njoftoi Velkovski në Fejsbuk. 

 Ai shtoi se ky problem, i cili shfaqet në disa qendra, është rezultat i neglizhencës sistematike të punonjësve socialë vite më parë.

Ndryshe, në të dyja komunat, të drejtën e asistencës minimale të garantuar e ushtrojnë 750 përfitues me 2.500 anëtarë të familjeve të tyre, përqindja më e madhe nga komuna e Dibrës, që është e kuptueshme, për shkak të numrit më të madh të banorëve.

Gjithashtu mbi 500 persona, të karakterizuar në dy grupe, realizojnë të drejtën për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër. qa

Foto: Velkovski FB