• Wednesday, 15 May 2024

Gjykata kushtetuese do ta mbajë seancën e 15-të

Gjykata kushtetuese do ta mbajë seancën e 15-të

Shkup, 2 maj 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancën e 15-të, në rend dite të së cilës janë shtatë nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe katër propozime për vendimmarrje me draft-vendime.

Mes tyre edhe çështja në të cilin kontestohet një nen i Ligjit për Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, i cili i referohet pikëzimit të pjesës me goj të provimit për pranimin e dëgjuesve të rinj.

Iniciatorë të nismës janë Aleksandar Ognenovski, avokat nga Shkupi dhe Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë publikë "Pavel Shatev" - Shkup.

Sipas pretendimeve në dy nismat e paraqitura veçmas me ndryshimin e bërë në nenin 45 paragrafi 13, përkatësisht në pjesën për ndryshimin e numrit "30" me numrin "35", bëhet ndryshimi i pikëve që kanë të bëjnë me pjesën me gojë të provimit praktik, që është pjesë e provimit të përgjithshëm pranues për trajnimin fillestar të dëgjuesve në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë", informojnë nga Gjykata Kushtetuese.

Në rend dite janë nisma me të cilën kontestohet neni 88 paragrafi 8 dhe 9 i Ligjit për gjahun dhe gjueti, i parashtruar nga Igorço Toçev. Në nismë thuhet se anëtarësimi i zyrtarëve në Komisionin për Kundërvajtje nuk mund të konsiderohet si angazhim shtesë i tyre, por është detyrim i tyre pune, për kryerjen e të cilit marrin kompensim në formën e pagës për punën e kryer, dhe jo kompensim shtesë në formë shpërblimi, që është e kundërta në parimin e sundimit të së drejtës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s