• Friday, 17 May 2024

Bastisje në Reçicë të Vogël, gjendet drogë

Bastisje në Reçicë të Vogël, gjendet drogë

Shkup, 2 maj 2024 (MIA) - Në Tetovë, dje në ora 18:45 nga ana e nëpunësve policorë nga Seksioni për Tregti të Kundërligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Tetovë, nga liria është privuar A.T (35) nga fshati Reçicë e Vogël, Tetovë.

Siç njoftoi sot MPB, gjatë kontrollit të kryer me vendim të gjykatës në shtëpinë në të cilën ai ka jetuar me qira, u gjetën dhe sekuestruan vazo me bimë kanabis, shishe me lëng dhe sende të tjera që kanë të bëjnë me veprën penale.

Personi është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv