Mickoski: Krishtlindja le të na japë fuqi të re për të punuar së bashku dhe për të krijuar vepra të mëdha për të mirën e qytetarëve
- Kryeministri Hristian Mickoksi, arqipeshkvit të Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefanit, anëtarëve të Sinodit të shenjtë arkierik, priftërinjve dhe qytetarëve, në emrin e tij personal dhe në emër të Qeverisë dërgoi urime me rastin e festës së Krishtlindjes.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:14, 7 January, 2025
Shkup, 7 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoksi, arqipeshkvit të Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefanit, anëtarëve të Sinodit të shenjtë arkierik, priftërinjve dhe qytetarëve, në emrin e tij personal dhe në emër të Qeverisë dërgoi urime me rastin e festës së Krishtlindjes.
"Lindja e Shpëtimtarit në botë është simbol i dashurisë, mëshirës dhe sakrificëss për të mirën e njerëzimit. Kjo ditë na përkujton vlerat e vërteta - bessimin, shpresën dhe dashurinë, të cilat duhet të na udhëheqin në jetën e prëditshme. Krishlindja na bën thirrje të jemi solidarë, ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe ta ndajmë gëzimin me të gjithë rreth nesh", ceket në urim.
Në kohë kur sfidat janë të shumta, shtohet, kjo atmosferë festive na nxitë të mendojmë për bashkimin dhe unitetin, si themel më i fuqishëm për ndërtimin e së ardhmes më të mirë.
Fotо: МIА Arkivi