• Saturday, 25 January 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/24 janar/2025

Shkup  – Fakt është se nëse nuk ka organizatorë, nuk mund të ketë terroristë. Askush nuk thotë se ata njerëz nuk kanë gabuar, askush nuk thotë se ata njerëz nuk kanë bërë shkelje, por ata njerëz për ato shkelje kanë kaluar gjatë kohë atje dhe ata që udhëhoqën procesin e montuar politikisht ta vënë gishtin në kokë dhe të mendojnë se çfarë bëjnë dhe çfarë kanë bërë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur se si e vlerëson vendimin e djeshëm për amnisti për të akuzuarit në rastin e organizatorëve të 27 prillit. I pyetur nëse mendon se ka pasur ndonjë presion ndaj gjyqtarit, Mickoski tha se as nuk e njeh dhe as nuk është parë fizikisht me gjyqtarin, kështu që nuk dëshiron të komentojë në atë aspekt.

Shkup  - Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk komentohen, por zbatohen dhe nëse Gjykata merr vendim që të kthehen 50-të milionë eurot nga tatimi i solidaritetit, ne do t'i kthejmë, theksoi sot kryeministri Hristian Mickoski. "Ne po kthejmë shumë gjëra që i kishte borxh Qeveria e mëparshme. E kam thënë shumë herë që nuk do të komentoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nëse ata marrin një vendim të tillë, ne duhet t'i kthejmë ato para, nuk mund të bëjmë asgjë, do të shkurtojmë diçka tjetër dhe do të ribalancojmë. Do të shqyrtojmë edhe mundësinë e përgjegjësisë penale për ata që kanë marrë vendimin për të drejtuar ekonominë në këtë mënyrë, sepse de fakto është dëmtuar buxheti, madje mund të na kërkojnë nesër edhe kamatë, nëse Gjykata Kushtetuese merr një vendim të tillë", tha Mickoski në pyetjen e një gazetari se si është pasqyra e aktiviteteve ndërtimore në rrugën Katllanovë-Gradmanci në Komunën e Petrovecit.

Shkup - Demokracitë tona janë nën sulm dhe mbështetja e mediave është një investim në demokraci dhe mënyra më e mirë për t'u mbrojtur dhe për të kuptuar sfidat me të cilat përballemi kolektivisht sot në botë, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas, në ngjarjen e sotme përfundimtare me titull "Dezinformimi: si ta njohim dhe parandalojmë", i cili përmbyll Tuining projektin “Forcimi i kapaciteteve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dhe Shërbimit Radiodifuziv Publik".

Shkup -  Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot ka vizituar Shoqatën për Veprim Kundër Dhunës dhe Trafikimit me Njerëz - Porta e Hapur dhe fëmijët viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.  Në takim, bënë të ditur nga Ministria për Politikë Sociale, Demografi dhe Rinim është diskutuar për politikat e Ministrisë, e cila është plotësisht e përkushtuar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, përmbushjen e kërkesave dhe praktikave ligjore në lidhje me zhvillimin dhe përmirësimin e politikave kombëtare për parandalimin, rritjen e ndërgjegjësimit publik, drejtimin e ndërhyrjeve për mbrojtjen e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

Shkup – Janë arrestuar katër persona, janë gjetur dhe marrë pushkë automatike, pistoletë dhe sende të tjera të cilat do të jenë objekt i ekspertizave të mëtutjeshme forenzike, në bastisjet e kryera në një shtëpi dhe hapësira të tjera, në pesë lokacione në Shkup dhe Gostivar, njoftuan sot nga Prokuroria Publike e RMV-së.  Gjatë ditës së djeshme nën udhëheqjen e prokurorit kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është zbatuar aksion i koordinuar i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe departamenteve për çrrënjosjen e krimit të organizuar dhe serioz dhe për operacione speciale të policisë pranë MPB, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme që filluan në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa lidhur me parandalimin dhe çrrënjosjen e kërcënimeve nga terrorizmi. 

Strugë - Në dy seanca të ndara gjyqësore në Gjykatën Themelore në Strugë sot ka vazhduar marrja në pyetje e dëshmitarëve në procesin gjyqësor kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në katër shkolla fillore në Komunën e Strugës. Në një lëndë janë bashkuar akuzat për shkollat ​​në Labënishtë, Radolishtë Podgorc dhe “Vëllezërit Milladinovi” në Strugë, ndërsa për shkollën në Veleshtë zhvillohet rast i ndarë ku katër persona akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim. Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, tha se kompetenca për emërimin e drejtorëve në shkollat ​​fillore i takon themeluesit të shkollës, në këtë rast komunës së Strugës dhe se te ai nuk është dorëzuar asnjë rast për marrjen e ingerencave. Ai tha se deri te ai nuk ka arrit asnjë raport nga inspektorati i arsimit.

Shkup - Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetin social Fejsbuk ka përkujtuar ish kryetarin e PDSH-së, Arben Xhaferin me rastin e ditëlindjes së tij. Taravari shkruan se Xhaferi është një nga të rrallët që secili e kujton si një personalitet të jashtëzakonshëm. “Në Ballkan është e vështirë që njerëzit e politikës të kujtohen për mirë...Arben Xhaferi është një nga të rrallët të cilin çdokush e kujton si një personalitet të jashtëzakonshëm. Sot do të festohej ditëlindja e tij e cila nuk është harruar edhe pse ai ka kohë që është larguar nga jeta. Të qoftë kujtimi i paharruar i shtrenjti miku im, sepse brezat kanë dhe do të kenë nevojë për veprën tënde!”, ka shkruar Taravari.

Shkup  – Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës për Mbështetje të Personave me Nevoja të Veçanta SOLEM, Iskra Roso është shtetasja maqedonase dhe përfaqësuese e sektorit joqeveritar e cila ishte arrestuar dhe dëbuar nga policia serbe dhe ishte deportuar nga Serbia në Maqedoni të Veriut. Në një deklaratë me shkrim për MIA-n, ajo tregon se më 21 janar të këtij viti, gjatë pjesëmarrjes së saj në trajnimin për strategjitë e gjenerimit të të hyrave për organizatat jofitimprurëse, i cili u mbajt nga 20 deri më 21 janar në Beograd, është përballur me një incident të papritur kur, pasi u kthye në hotel, ajo është arrestuar nga policia pa një shpjegim të qartë. Roso thotë se më vonë mësoi se asaj i ishte shqiptuar një ndalesë 12-mujoroe për hyrje në Serbi bazuar në Ligjin për të Huajt.

Shkup  – Drejtoresha ekzekutive e Shoqatës për Mbështetje të Personave me Nevoja të Veçanta SOLEM, Iskra Roso është shtetasja maqedonase dhe përfaqësuese e sektorit joqeveritar e cila ishte arrestuar dhe dëbuar nga policia serbe dhe ishte deportuar nga Serbia në Maqedoni të Veriut, informon MIA.  Sipas informacioneve me të cilat disponojmë, ajo ishte marrë nga hoteli ku po qëndronte në Beograd pa sqarim. 

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Ulje të dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 50 deri 80 metra ka në aksin rrugë Shtip - Veles dhe Veles - Negotinë, deri në 100 metra në aksin rrugor Koçani - Shtip dhe deri 120 metra në akset rrugore Strumic vk Novosellë dhe Strumicë - Radovish. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Beograd  - Para Kuvendit të Serbisë ka prani të përforcuar të policisë dhe sipas mediumeve beogradase, janë parkuar dhjetëra automjete patrulluese dhe një furgon i policisë. Policë janë sistemuar para hyrjes zyrtare të Kuvendit. Numër i madh i shitoreve në Beograd janë mbyllur, njoftuan mediumet beogradase. Deputetët dhe këshilltarët nga Novi Sadi e kanë bllokuar autostradën Novi Sad-Beograd, publikoi nënrkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, Marinika Tepiq.

Bruksel  - Portali "Politiko" nga Brukseloi publikoi përvoja të kryeministrave dhe funksionarëve britanikë nga bisedat me telefon me presidentin amerikan, Donald Tramp. "Thirrjet ishin të jashtëzakonshme... Të gjithë po qanin nga të qeshurat, pasi bisedat ishin gazmore", kujton një ish funksionar i Dauning Stritit, i cili insistoi të mbetet anonim. Kryeministri aktual Kir Starmer, gjoja, ende pret në rend për thirrjen e tij të parë me presidentin amerikan, edhe pse shpesh dëshiron të cek se ka dakorduar darkë dyorëshe me Trampin në shtator dhe dy biseda para inaugurimit.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të vendosë kontakte me liderin e Koresë së Veriut, Kim Xhong-un, duke hapur mundësinë e rinovimit të diplomacisë së tyre pesë vjet pas bisedimeve fillestare që tërhoqën vëmendjen globale, por që kontribuan pak për uljen e kërcënimit bërthamor nga Pheniani, shkruan Nju-Jork tajms. “Ai më donte dhe ne shkuam mirë”, deklaroi Tramp gjatë një interviste me prezantuesin e Foks Njuz, Shon Haniti, duke shtuar se do të përpiqet të vendosë kontakte me Kim në mandatin e tij të dytë. Ai nuk është një fanatik fetar, ai është një njeri i zgjuar”, tha Tramp.

Gazë - Hamasi kumtoi se nesër, siç u planifikua, do ta lirojë edhe grupin e ardhshëm të pengjëve izraelitë. Paraprakisht, një përfaqësues zyrtar i Hamasit deklaroi se pengjët do të lirohen një ditë më vonë se që është pritur. Hamasi do të lirojë 33 pengj gjatë javëve të ardhshme, si pjesë të marrëveshjes për armëpushim me Izraelin këtë muaj, e cila mund t'i japë fund luftës 15-mujore në rripin e Gazës. Pengjët izraelitë do të lirohen në këmbim për të burgosur palestinezë, të cilët janë në burgje në Izrael. 

Damask - Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Princi Fejsal bin Farhan al-Saud, ka mbërritur në kryeqytetin sirian, Damask, ku pritet të takohet me liderin de fakto të Sirisë, Ahmed al-Shara. Aeroplani i princit u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Damaskut. Kjo është vizita e parë e një diplomati saudit në Siri që nga rënia e Bashar al-Asad muajin e kaluar dhe marrja e pushtetit nga grupet e armatosura të udhëhequra nga islamikët. Qeveria e re në Siri ka shprehur dëshirën për të hapur një faqe të re në marrëdhëniet me Arabinë Saudite, ndërsa ministri sirian i Punëve të Jashtme, Asad al-Shibani e vizitoi Arabinë Saudite në fillim të këtij muaji, vizita e tij e parë zyrtare që nga marrja e detyrës.

 Moskë - Kremlini sot i hodhi poshtë pretendimet e presidentin amerikan Donald Tramp se konflikti në Ukrainë mund të përfundojë me rënien e çmimit global të naftës.  Duke folur onlajn nga Shtëpia e Bardhë në Forumin vjetor Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, Trampi mbrëmë tha se OPEK + e ndan përgjegjësinë për konfliktin pothuajse trevjeçar në Ukrainë, duke mbajtur çmimin e naftës shumë të lartë. "Nëse çmimi ulet, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës do të përfundojë menjëherë", tha Trampi. Energjia përbën një pjesë të madhe të ekonomisë ruse. Trampi ka kërcënuar se do të vendosë taksa, dogana dhe sanksione të ashpra ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.