• Friday, 24 January 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 23 janar/ 2025

Shkup - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhovska, e cila e ka informuar për gjendjet dhe pritjet ekonomike, konform projeksioneve makroekonomike të Bankës Popullore. Në takim, siç njoftuan nga Kabineti i Siljanovska Davkova, është konstatuar se stabiliteti i çmimeve dhe ai financiar janë themelet e ekonomisë së shëndetshme, në të cilën investimet dhe bizneset mund të avancojnë dhe se pa ato ekonomia është e ndjeshme në tronditjet që e çrregullojnë rritjen dhe e ulin besimin e opinionit në sistemet financiare. Në këtë drejtim, është theksuar se përmes politikave dhe masave të Bankës Popullore për ruatje të stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar, sigurohet rritje e qëndrueshme ekonomike.

Shkup - Pas thirrjes së djeshme të kryetarit të Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve Gjorgjija Sajkovski për "Frontin Evropian" të dorëzojë propozim për kryetar të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini në vendin e kryetares tashmë të shkarkuar Ilire Dauti, sot nga "Fronti Evropian" përmes kumtesës  informuan se nuk ka nevojë të propozojnë kandidat tjetër për kryetar të Komisionit, sepse, siç theksojnë, çdo deputet tjetër do të veprojë njejtë si Ilire Dauti dhe i njejti veprim do t'i japë rezultatet e njejta.

Shkup - Pa marrë parasysh doganat e paralajmëruara nga ana e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Tramp për Bashkimin Evropian, për vendin është me rëndësi t'i ruajë dy rrugët kyçe - rrugën eurointegruese drejt BE-së dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, theksoi ambasadori Gjorgji Filipov në deklaratë për mediumet para hapjes së punëtorisë "Dialog me shoqërinë qytetare për ndryshime në Ballkanin Perëndimor". Sipas ambasadorit Filipov, vendi është i vogël dhe duhet t'i ndjekë interesat e veta dhe ato janë ndjekja e dy linjave - përcaktimi i qartë për inkuadrim drejt BE-së, dhe ruajtja e partneritetit strategjik me SHBA-në.

Shkup - Lideri i ZNAM, Maksim Dimitrievski sot ka deklaruar se miratimi i Plarformës për unitet kombëtar i nevojitet shtetit dhe se ka biseduar me përfaqësues të partive politike për miratimin e tij, por se biseda precize do të ndodhnin në nivel të delegacioneve të partnerëve. "Kjo nuk është vetëm plaformë për unitet nacio nal, por unitet i përgjithshëm në nivel të kombit që na përket edhe neve maqedonasve si komb shtetformues, si dhe për të gjitha komunitetet etnike që jetoijnë në vendin tonë. Maqedonia meriton  të ecë përpara, ndërsa kjo është një nga platformat qëlim mira. Në të kaluarën ka pasur tentativa të këtilla, por për fat të keq kanë ardhur nga majtas ose nga djathtas dhe gjithmonë përmes rrugës politike janë hedhur poshtë", tha Dimitrivski në përgjigjen e pyetjes s gazetarëve, se cilat janë sinjalet nga partitë politike për atë se nëse mund të miratohet platforma.

Shkup - Është e papërgjegjshme të keni opozitë e cila viteve të fundit nuk ka bërë absolutisht asgjë në lidhje me pronat shtetërore dhe jo vetëm që nuk ka bërë asgjë, por edhe ajo që është bërë deri më tani e ka lënë si të harruar, theksoi në konferencën e sotme për mediat zëdhënësja qeveritare Marija Miteva, pasi këtë temë e hapi drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski.

Shkup - Nga Klinika universitare për radioterapi dhe onklogji (KURO) potencojnë se numri i pacientëve është në rritje të vazhdueshme dhe paraprakisht me saktësi nuk mund të parashihet dhe caktohet dinamika e konsumit, por se si Klinikë, janë në dispozicion, duke pasur parasysh konsumin e sasive për pacientët ekzistues. Siç nënvizojnë, Klinika për onkologji është në dispozicion për sigurim të regjistrit në formë të domosdoshme për nevojat e FSSH-së, me qëllim të sigurimit të mënyrës së qartë dhe transparente për evidencë të terapisë biologjike.

Shkup - Si delegacion i BE-së do të fokusohemi që ta ndihmojmë Maqedoninë e Veriut që t'i realizojë reformat, megjithatë ekziston një momentum i madh në procesin e zgjerimit, që duhet ta shfrytëzoni, deklaroi sot euroambasadori Mihalis Rokas pas vizitës në Kumanovë. "Në Bullgari ka qeveri të re, kjo është fakt dhe i kemi parë mesazhet që janë shkëmbyer për urimet e qeverisë së re, ne e përshëndesim këtë. Nga ana jonë si delegacion ni BE-së do të forkusohemi që t'i ndihmojmë vendin në realizimin e reformave. Siç thash, ekziston një momentum i madh dhe mundësi e madhe në procesin e zgjerimit, duhet të shfrytëzohet ai momentum", tha Rokas në përgjigjen e pyetjen e gazetërve, nëse pas zgjedhjes së qeverisë së re në Sofje, pritet që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të ulen në tryezë për zgjidhjen e problemit dhe nëse BE-ja do të gjendej në rolin e ndërmjetësit në këtë proces.    

Shkup - Goce Trajkovski, i ci ili është propozuar si dëshmitarë në rastin me vrasjen e vanja Gjorqevska dhe Pançe Zhezhovski, ndërsa i dyshuar për një vepër tjetër të rëndë penale - vënie zjarri sot është vetëparaqitur në komisariat. "Personi Goce Trajkovski është vetëparaqitur në komisariatin Kisella Vodl, konfirmojnë për MIA-n nga MPB-ja. Trajkovski, i cili së bashku me babain e vajzës së vrarë Vanjës, Aleksandar Gjorqevski, sipas rrëfimeve të deritanishme të dëshmitarëve të tjerë, ka grumbulluar dhe shikuar video-xhirime nga objektet përreth, është propozuar si dëshmitarë në procedurën e Prokurorisë.

Dibër - Shef i Policisë kriminalistike në sektorin e Dibrës për punë të jashtme është emëruar Florian Allajbegu nga Dibra, i cili në Ministrinë e Punëve të Brendshme është prej vitit 2008. Allajbegu është jurist i diplomuar, magjistër i shkencave juridike-e drejta penale, me provim të kaluar të jurisprudencës, i cili në angazhimin 17-vjeçar tregoi profesionizëm, sukses, ndershmëri dhe vendosmëri në kryerjen e detyrave.

Tiranë - Për të katërtin vit radhazi, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) njofton se nominimet për Gratë sipërmarrëse të vitit 2024 në Ballkanin Perëndimor janë zyrtarisht të hapura. Gjashtë gra sipërmarrëse të tjera nga rajoni do të nderohen për suksesin e tyre në biznes. Individë, përfaqësues të institucioneve publike dhe private, organizata dhe palë të tjera të interesuara janë të ftuar të nominojnë gra të shquara sipërmarrëse në një ose më shumë nga gjashtë kategoritë e mëposhtme: sipërmarrëse e gelbër, sipërmarrëse artistike, sipërmarrëse në ICT, sipërmarrëse e re, sipërmarrëse në turizëm, Ylli social (sipërmarrëse). Nominimet do të jenë të hapura deri më 21 shkurt 2025. Pas një procesi të kujdesshëm përzgjedhjeje nga anëtarët e jurisë, fitueset do të ftohen të marrin pjesë në ceremoninë  përfundimtare.

 Kiev - Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski, Andrij Jermak sot deklaroi se Ukrainës i nevojitet mbështetje evropiane për t'i dhënë fund luftës "të cilën nuk e dëshironte aspak". "Ne jemi viktima të këtij agresioni dhe me të vërtetë duam që të vendoset një paqe e drejtë. Duam që kjo luftë të përfundojë. Këtë vit, natyrisht, fjalimi i presidentit në Davos kishte për qëllim veçanërisht Evropën", tha Jermaku në një intervistë për "Euronjuz" në anglisht. 

Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se ngrirja e konfliktit do ta vendosë Ukrainën në një pozitë të dobët para negociatave të ardhshme, kumtoi Ukrinform, duke iu referuar intervistës së tij për Blumberg në Davos. "Ngrirja e konfliktit nuk është oferta më e mirë për Kievin, është pozitë e dobët për hyrje në negociatat e ardhshme për Ukrainën. Me të vërtetë, kjo është një pozitë uin-uin për Rusinë, sepse ajo nuk humbë asgjë dhe vetëm fiton kohë për ta ripërtërirë fuqinë e vet. Besoj se ata janë të gatshëm të kthehen sërish", tha Zelenski.

Bratisllavë - Kryeministri sllovak Robert Fico  sot deklaroi se planifikon të marrë masa parandaluese për shkak të protestave që mund të çojnë në rrëzimin e qeverisë së tij. Fico tha se opozita planifikon të intensifikojë protestat duke pushtuar ndërtesat qeveritare dhe pretendon se për këtë arsye janë angazhuar ekspertë të huaj që kanë marrë pjesë në demonstratat në Ukrainë dhe Gjeorgji. 

 Bruksel - Bashkimi Evropian i mbështet organizatat e shoqërisë civile në të gjitha vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, përfshirë edhe Serbinë, dhe thekson se respektimi i të drejtave të tyre është pjesë e obligimeve të negociatave për anëtarësim në BE, deklaroi zëdhënësi. i Komisionit Evropian për Zgjerimin, Partneritetet Ndërkombëtare dhe Mesdheun, Gijom Mersie. "Shoqëria civile dhe mediat  e pavarura luajnë një rol vital në zhvillimin e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike", tha Mersie në përgjigjen e pyetjes në lidhje me komentin e KE-së mbi informacionin për dëbimin e 13 aktivistëve të OJQ-ve të huaja nga Serbia, duke përfshirë shtetas të BE-së dhe vendeve të tjera të përfshira me procesin e zgjerimit.

 Berlin - Gjermania po punon intensivisht për deportimin e një numri të madh të kriminelëve mbrapa në Afganistan, deklaroi sot ministrja e Punëve të Brendshme Nensi Fezer. "Ne jemi i vetmi vend në Evropë që deporton kriminelë seriozë mbrapa në Afganistan për herë të parë që nga sundimi i talebanëve. Dhe unë do të doja ta bëja shumë të qartë se po punojmë shumë për të dëbuar kriminelët e rinj në Afganistan", tha ajo. 

Bruksel - Bota po lëviz drejt energjisë së pastër më shpejt se kurrë deri tani dhe vetëm vitin e kaluar shpenzimet globale për energji të pastër arritën 2.000 miliardë dollarë amerikan rekord, tha sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në fjalimin në Forumin global për tranzicion energjetik në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. "Për çdo litër të investuar në karburantet fosile, kemi pasur dy dollarë të investuar në burimet e rinovueshme. Në sektorin elektroenergjetik, investimet në energjinë e pastër janë më të mëdha nga ato në karburantet fosile në raport dhjetë me një. Ky është ndryshimi në të cilin punojmë me vite", tha Fon der Lajen.

 Moskë - Dërgimi i trupave nga vendet anëtare të NATO-s në Ukrainë do të çonte në përshkallëzim të pakontrolluar të konfliktit dhe është plotësisht i papranueshëm për Rusinë, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova. Zaharova, transmetojnë mediat ruse, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, i cili dje deklaroi se të paktën 200.000 ushtarë evropianë si mision paqeruajtës duhet të vendosen në Ukrainë për të parandaluar një sulm të ri të mundshëm rus në vendin e tij pas armëpushimit. 

Dablin - Zëvendëskryeministri irlandez, Majkëll Martin sot për herë të dytë u emërua kryeministër i Irlandës, i zgjedhur me votat e deputetëve nga koalicioni i dy partive të mëdha nga qendra e djathtë dhe deputetë të pavarur. Koalicioni është i përbërë nga partitë tradicionale rivale Fine Gejl (Fine Gael) dhe Fijana Fol (Fianna Fail), ndërsa politikanët e pavarur në votim e zëvendësuan partnerin më të vogël të koalicionit Partinë e të gjelbërve, e cila humbi pjesën më të madhe të vendeve në Parlament.

Bagdad - Parlamenti irakian ka miratuar një ligj për amnisti, me të cilin mund të lirohen mijëra tël burgosur, duke përfshirë edhe irakianë të dënuar për sulme ndaj ushtarëve amerikanë dhe njerëzve që kanë luftuar për Shtetin Islamik, njoftuan sot nga Kuvendi i Bagdadit, transmetojnë mediat britanike. Ligji parashikon që personat e dënuar për terrorizëm të mund të kërkojnë rigjykim nëse pohojnë se rrëfimi i tyre është marrë nën presion.