• Tuesday, 15 October 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/14 tetor/2024

Shkup - Nëse jo këtë të mërkurë, atëherë në fund të muajit në seancën e qeverisë do të paraqitet propozim-buxheti për vitin 2025, tha sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçovska. Siç tha Dimitrieska Koçovska, konturet e buxhetit janë në kuadër të strategjisë fiskale, ndërsa arsimi dhe shëndetësia do të kenë prioritet për rritjen e pagave. "Afati ligjor është më së voni deri më 15 nëntor. Jemi duke u përgatitur për Qeverinë të mërkurën, por nuk mund të premtoj asgjë, sepse ka gjëra të vogla që duhet të pajtohemi edhe një herë me njërin nga ministrat ku është dashur të pritet diçka tjetër, kështu që nëse nuk ia dalim për këtë të mërkurë, javën tjetër nuk do të jem këtu, ndaj do t'i vijë diku në fund të muajit, të martën, për të diskutuar buxhetin në një seancë qeveritare. Sa i përket kontureve, Strategjia Fiskale mund të hapet, në përgjithësi po ecim në atë rreth, ajo që është parashikuar dhe tashmë është shpallur dhe ka kaluar në Qeveri, pra konturat e buxhetit për vitin 2025 janë në kuadër të asaj që është në strategjinë zyrtare", theksoi ministrja.

Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, në margjinat e Forumit Rinor në kuadër të Procesit të Berlinit, ka zhvilluar një takim me Ministren e Shtetërore për Rininë dhe Fëmijët e Shqipërisë, Bora Muzhaqi. Siç informojnë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe inisë, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e politikave për fëmijët dhe të rinjtë, si dhe shkëmbimin e përvojave të të rinjve. Dy ministrat ranë dakord se vetëm të rinjtë mund t'i udhëheqin vendet drejt rrugës së eurointegrimit.

Shkup  - Mësuesit dhe profesorët nga ky muaj do të kenë paga më të larta për pesë për qind, ndërsa deri në vitin 2028 rritja do të jetë minimum 46 për qind, njoftoi sot në konferencën për mediat zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva.  Qeveria, MASH-i dhe SASHK-u do të nënshkruajnë marrëveshje kolektive për rritjen e vazhdueshme të pagave, që do të varen nga të ardhurat e buxheti, por edhe për çështje tjera të rëndësishme për kuadër arsimor. Pas negociatave të gjera me të interesuarit, Qeveria mori vendimin për rritjen e pagave dhe solli qëndrim për rritje të vazhdueshme në vitet e ardhshme, që do të varet nga të ardhurat në buxhet.  

Shkup  - Në Gjykatën themelore penale Shkup lidhur me vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, sot dëshmuan edhe vajza e Pançes, Ana Kirkova dhe bashkëshorti i saj, Todor Kirkov. Në pyetjen e prokurores Zhaklina Llazarevska, Kirkovët dëshmuan për momentin kur panë se Zhezhovski nuk është, paraqitjen në polici dhe gjetjen e tij. Ana Kirkova është nkë prej tre fëmijët e Zhezhovskit, ajo në dëshminë e sotme deklaroi se fqinja e babait e ka informuar se ai është i pakapshmë një kohë të gjatë.

Shkup  -  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka realizuar takimin e parë me përfaqësuesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe shefin e Zyrës në Shkup, Akim Ali. Në këtë takim, siç njotuan sot nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Mexhiti dhe Aliu shprehën gatishmërinë e tyre për të forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë, veçanërisht për shkak se kushtet e mejdisit ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve.

Shkup - Nëse i themi popullit se kemi 11 ndihmësdrejtorë, kjo për të do të jetë punë e madhe, do të thotë: "pritni, njerëz, 11 ndihmës drejtorë". Por, ata janë njerëz të cilët punojnë, të cilët mbajnë cektorë - për kontroll dhe hetime, për financa, për punë administrative-teknike, për harmonizim informatik të procedurave,... Secila pozitë tek ne është mjaft mirë e sistematizuar me obligime dhe detyra. Nëse shikoni, do të dakordoheni plotësisht dhe tashmë nuk do të parashtroni pyetje të tilla, tha sot drejtori i Drejtorisë së doganave, Boban Nikollovski lidhur me emërimin e edhe një zëvendësdrejtori.

Tetovë - Komuna e Tetovës me rastin e muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit sot organizoi panel diskutim. Në fjalën hyrëse, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami theksoi se këtë sëmundje si sfidë, gratë nuk mund ta tejkalojnë vetë. "Si bashkëshortë, familje, miq dhe si shoqëri, kemi detyrimin moral të jemi pranë tyre, t'i ndihmojmë ata të kthejnë frikën në forcë, të zëvendësojnë dëshpërimin me shpresë dhe të mbushim çdo ditë me dashuri, mbështetje dhe kujdes. Askush nuk duhet të ndihet vetëm në këtë betejë. Solidariteti nuk është thjesht një koncept teorik, por një përgjegjësi që i përket secilit prej nesh. Përmes ndërgjegjësimit dhe veprimit konkret, ne mund të ndërtojmë një shoqëri që kujdeset dhe mbështet më të pambrojturit mes nesh", tha Kasami.

Gostivar - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari së bashku me zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani, u.d kryetar i komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe drejtorin e ITKSHSHM-së, Skender Asani, kanë shpërndarë sot Abetaren e unifikuar shqipe për nxënësit shqiptarë të klasave të para të Gostivarit, nga ku mund të mësojnë njësoj si bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri dhe Kosovë. Ministri Taravari, tha se kjo abetare mes tjerash do të ruajë dhe kultivojë gjuhën standarde dhe të unifikuar shqipe.

Shkup  - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti pajtohet se projektligji për përfaqësim të barabartë të dërgohet në Komisionin e venecias para se të miratohet, për, siç tha të evitohen zgjidhjet gjinore. "Ligji, pse jo. Është mirë që draft ligji të kalojë që të jetë gjithçka qetë dhe në fund të mos jetë sikur ligjet aktuale, të cilat janë gjinore dhe për këtë janë problematike, sikur Ligji për gjuhët, me balancuesin. Nuk kemi asgjë kundër kësaj, ndërsa çka do të përmbajë nuk mund të them. Por, duhet t'ju them se do të ketë debat publik, ku do të përfshihen edhe akadmeikë nga të gjitha universitetet, profesionistë nga ajo sferë janë në funksion që të jetë zgjidhje më e mirë dhe një zgjidhje që nuk mundte nesër, pasnesër të kontestohet nga askush. Domethënë, duhet të kemi kujdes në kategorinë kushtetuese të përfaqësimit të barabartë, por, njëherit të mos vijmë deri në përplasje me Gjykatës Kushtetuese të na ndodh kjo situatë", thotë Mexhiti në pyetjen e gazetarëve.

Shkup - Zorica Gjorçevska, nëna e të vrarës Vanja Gjorçevska, ka thënë sot se nuk i njeh të akuzuarit për vrasjen e vajzës së saj. Në seancën për vrasjen e dyfishtë të minorenes Vanja dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi, ajo në Gjykatën Penale, dëshmoi për ditën e zhdukjes dhe kërkimin  e vajzës së saj. Në fillim të dëshmisë së saj, Gjorçevska tregoi se banesa në objektin ku u rrëmbye Vanja ishte e saja, e trashëguar nga babai i saj, por ata kishin rënë dakord që t'ia kalonin ish-bashkëshortit të saj. “Nuk mund të përgjigjem konkretisht se për çfarë arsye, banesa është dhënë në posedim të tij, ideja ka qenë që një apartament të transferohet në emër të tij që nëse dikujt i ndodh diçka, fëmijët të kenë diçka të tyren, tha ajo.

Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot  ka pasur takim me minitrin e Kulturës dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, gjatë vizitës së tij të punës në Berlin ku mer pjesë në Forumin për Rini në kuadër të Procesit të Berlinit.   Siç bëri të ditur Ministria e Politikës Sociale dhe Demografisë dhe Rinisë, Limani dhe Çeku kanë biseduar për rëndësinë e hyrjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian "me theks në atë se barazia e të gjitha vendeve duhet të jetë një parim që do të respektohet, pa kushte".

Shkup - Nga 1 korriku deri më 8 tetor të këtij viti Drejtoria Doganore ka paguar 35,4 miliardë denarë (576,4 milionë euro) të ardhura të përgjithshme që është për 3 miliardë denarë (48,7 milionë euro), ose 9,2 për qind më shumë nga periudha e njejtë e vitit të kaluar. Numri i konfiskimeve është rritur për 60,2 për qind, ndërsa numri i denoncimeve për vepra të kryera penale që i ka dorëzuar është rritur për gati tre herë, tha sot drejtori Boban Nikollovski, duke prezantuar punën në 100 ditët e para.

Shkup - Uji nga ujësjellësi i Gostivarit është i sigurt, ndërsa edhe prania e manganit është në kufirin e vlerave të lejuara, kumtoi Agjencia për Ushqim dhe Veterinar (AUV). Sipas AUV-së, këtë e treguan rezultatet e testimeve laboratorike të strishove të marra të ujit nga sistemi i ujësjellësit të Gostivarit që i kreu Instituti për Shëndet Publik - Shkup në kuadër të kontrollit të jashtëzakonshëm inspektues më 05.10.2024.

Shkup  - Benzinat nga mesnata shtrenjtohen për 2,5 denarë, ndërsa çmimi i dizel-karburanteve rritet për dy denarë, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRE). Një litër BS-95 do të kushtojë 78 denarë, BS-98 do të kushtojë 80 denarë për litër, ndërsa dizeli do të jetë 70,5 denarë. Sipas KRE-së, vaji ekstra i lehtë për amvisëri shtrenjtohet për dy denarë dhe një litër do të kushtojë 70,5 denarë. Rritet edhe çmimi i mazutit për 0,473 denarë, kështu që një kilogram do të kushtojë 44.507 denarë.

 Shkup - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) informon se 4.430 prodhuesve të qumështit u janë paguar 216.712.603,00 denarë. Shuma e pagesave direkte është pesë denarë për një litër qumësht lope dhe gjashtë denarë për një litër qumësht të deles dhe dhisë. Sipas MBPEU, pagesa është bërë për ekonomitë bujqësore - prodhuesit e qumështit të lopës, deleve dhe dhisë të regjistruar si mbarështues të gjedheve, deleve dhe dhive, të cilët qumështin e prodhuar ua kanë dorëzuar blerësve të regjistruar të qumështit të papërpunuar në gusht, shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2023.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari janë të qëndrimit se për zgjidhjen ligjore për përfaqësim të drejtë do të ketë debat publik dhe se Propozim-ligji duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias. Mexhiti në një deklaratë për mediat tha se punohet në draft versionin, ndërsa Taravari tha se propozim vendimi është i gatshëm dhe se janë konsultuar ekspertë vendor dhe ndërkombëtar.

Shkup - Deputetja Ollga Llozanovska, në cilësinë e kryetares së Grupit Parlamentar për bashkëpunim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës, si pjesë e delegacionit të zyrtarëve të lartë nga Lindja dhe Evropa Qendrore, merr pjesë në shkëmbimin e rregullt vjetor në kuadër të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore, me ftesë personale të Sekretariatit të nismës.

 Shkup - Prokurorja Irina Trajkoska Strezoski nga Prokuroria e Lartë Publike Manastir është drejtoresha e re e Akademisë për Gjykatëa dhe Prokurorë Publikë "Pavel Shatev".  Me më së shumti, përkatësisht gjashtë vota "për", Këshilli Drejtues i Akademisë sot ka marrë vendim që mandatin katërvjeçar t'ia besojë Trajkoska Strezoskit.  Një votë më pak, gjegjësisht pesë vota gjatë zgjedhjes së  sotme ka marrë  gjykatësi Nenad Saveski nga Gjykata Themelore Penale Shkup, ndërsa me tri vota  ka qenë zëvendësdrejtori i Akademisë, Ilir Iseni. 

Shkup  - Gjatë mbikëqyrjes së bërë profesionale në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe në Klinikën për sëmundje resepiratore tek fëmijët - "Kozle", janë konstatuar mungesa të theksuara edhe atë sistemike, teknike nga aspekti i pajisjes dhe profesionale. Këtë e theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Në konferencën për shtyp, ai informoi për mbikëqyrjet e kryera profesionale, të inicuara nga Ministria, lidhur me dy rastet që kanë përfunduar me vdekje - për lehonën e vdekur në SP - mKumanovë dhe për foshnjen 14-muajshe në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.

Shkup - Gratë nga mjediset rurale përballen me numër të madh të problemeve dhe sfodave - mungesë të mbrojtjes shëndetësore, eksponim të pamjaftueshme kulturore, sociale, arsimim i pamjaftueshëm joformal cilësor, mungesë të transportit, rroga të ulëta dhe punë joformale të papaguar. Këto janë disa nga konkludimet e cekura në debatin e sotëm publik për "Barazi roze të grave nga mjediset rurale përmes përfhsirjes së tyre në tregun e punës". Debati publik u mbajt në suaza të mbledhjes së Komisionit kuvendor për mundësit të barabarta të grave dhe burrave lidhur me raportin vjetor Entit shtetëror për revizion.

Shkup - Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore njofton se i ka ndërprerë detyrat e përkohshme koordinatorit të kontrollit Milanço Mitrevskit dhe do t'i shqyrtojë pretendimet publike se ka keqpërdorur pozitën zyrtare. "Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore njofton se me datë 28.07.2024 është emëruar personi Milanço Mitrevski me detyrë të përkohshme tre mujore si koordinator kontrolli në Departamentin për pagesë dhe kontroll të pikëpagesave. Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore do të ndërpresë obligimin e përkohshëm të koordinatorit për kontroll dhe do t'i shqyrtojë pretendimet e bëra publikisht, sepse ligji duhet të vlejë për të gjithë pa marrë parasysh pozitën apo funksionin e tyre", thonë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Shkup  - Përdorimi i drunjve të zjarrit, pluhuri mineral i cili krijohet gjatë aktiviteteve ndërtimore dhe trafiku  janë ndër faktorët kryesor të ndotjes së ajrit, tregojnë rezultatet e hulumtimit i cili është pjesë e projektit për ballafaqimin me ndotjen e ajrit në pesë komuna në brendësinë e shtetit ku ishin përfshirë komunat e Strumicës, Strugës, Kavadarit, Kumanovës dhe Gostivarit. Rezultatet e hulumtimit nga të a.q. studimet për përpjesëtimin e burimeve apo identifikimi i burimeve kryesore të ndotjes së ajrit sipas peshës së burimeve individuale të ndotjes së ajrit, i prezantoi prof. Dejan Mirakovski, rektor në Universitetin "Goce Dellçev".

Shkup - Përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nga sot deri të premten do të qëndrojë për vizitë në vend ku do të realizojnë takime me përfaqësues të qeverisë, shoqatave civile dhe sektorit të biznesit.  Siç njoftuan sot nga BERZH-i, qëllimi i vizitës është që të identifikohen fushat kryesore të angazhimit të BERZH-it në mënyrë që të intensifikohet dialogu politik dhe afarist. 

Prishtinë  - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vazhduar ta quaj spiun të Serbisë, kryeministrin Albin Kurti, duke shtuar se është agjent, njeri i Serbisë dhe tradhtar, pasi siç tha e la ushtrinë pa bukë, përveç pa veshmbathje e paga të dinjitetshme. “Në këtë foltore herët i kam thënë mashtrues. Shumica e njerëzve kanë menduar se buron vetëm nga opozitarizmi. Ju lutem angazhimi i tij ditor është i tëri mashtrim. Ai nuk punon në interes të këtij vendi. Kurti në mënyrë sistematike, në vazhdimësi e dobëson vendin që drejton. Po i dobëson shtyllat jetike të vendit, ato të sigurisë. Po godet pamëshirshëm Policinë, AKI-në dhe ushtrinë në mënyrat më të ulëta të mundshme dhe po vazhdon të godit.

Gazë  - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës sot njoftoi se ka filluar me fazën e dytë të vaksinimit kundër paralizës së fëmijëve në territorin e kapluar nga lufta. Siç thuhet, dozën e dytë të vaksinës do ta marrin fëmijët deri në moshën dhjetë vjet në pjesën qendrore të territorit palestinez në tre ditët e ardhshme, para se të zgjerohet vaksinimi në veri dhe jug.  Vaksinimi filloi në shtator, pasi në Gazë u regjistrua rasti i parë i paralizës së fëmijëve pas 25 viteve. Është sëmurë një foshnjë dhjetëmuajshe, të cilës njëra këmbë tashmë i është paralizuar. 

 Bejrut  Të paktën 18 persona janë vrarë sot në një sulm ajror izraelit në veri të Libanit, njoftoi Kryqi i Kuq Libanez. Sipas ekipeve të shpëtimit, janë plagosur katër persona të tjerë. Sulmi izraelit goditi një shtëpi ku njerëzit e zhvendosur ishin strehuar në zonën Aito të rajonit Zogerta, deklaroi një burim libanez i sigurisë.

 Vjenë - Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK) në raportin e saj më të ri të publikuar sot për muajin tetor, përsëri uli parashikimin për rritjen e kërkesës globale për naftë në vitin 2024 dhe 2025.  OPEK-u tani pret që kërkesa globale për naftë të rritet me 1.93 milionë fuçi në ditë këtë vit, që është ulje nga vlerësimi i shtatorit për rritjen e kërkesës prej më shumë se dy milionë fuçi në ditë. Rritja e rishikuar e kërkesës botërore është kryesisht pasojë e kërkesës më të dobët për produkte energjetike në Kinë.

 Moskë  - Kremlini e akuzoi NATO-n se po i ringjall tensionet rreth luftës në Ukrainë me ushtrimet e saj vjetore të parandalimit bërthamor, që fillon sot, raporton DPA.  "Në kontekstin e luftës së ashpër që po ndodhë në Ukrainë, ushtrime të tilla vetëm çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov për mediat ruse, raportoj agjencia gjermane.