• Monday, 14 October 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 13 tetor/ 2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbrëmë në Ohër mori pjesë në përkujtimin dhe shprehu ngushëllime me rastin e vdekjes së Aleks Salmond, ish ministri i parë i Skocisë, informojnë nga Kabineti i presidentes. Ngushëllime të sinqerta me rastin e vdekjes së ish ministrit të parë të Skocisë, Aleks Salmond, i cili vdiq dje në Ohër gjatë Forumit të Dytë për Diplomaci Kulturore, i cili u mbajt në bashkorganizim të Kabinetit të ish presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, së bashku me Institutin për Diplomaci Kulturore nga Berlini, Qyteti i Shkupit dhe Qendra Ndërkombëtare "Aleanca e Qytetërimeve".

Shkup- Zgjidhja e re ligjore për përfaqësim të drejtë duhet të jetë kushtetuese dhe në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa nga partneri i koalicionit në qeveri "Vlen" thonë se ligji i ri tashmë është duke u përgatitur dhe nga java e ardhshme do të organizohet debat publik.

Shkup - Delegacioni i Kuvendit, i udhëhequr nga kryetari Afrim Gashi, do të marrë pjesë në Asamblenë e 149-të të Unionit Ndërparlamentar (IPU), që prej sot deri më 17 tetor do të mbahet në Gjenevë, Konfederata Zvicerane. Në përbërje të delegacionit, siç informojnë nga shërbimi për media i Kuvendit, janë deputetët Dafina Stojanoska, Fatmir Bytyqi, Arbana Pasholli, Halil Snopçe, Boban Karapejovski dhe Borisllav Kërmov, si dhe sekretarja e përgjithshme Marina Dimovska.

Shkup - Është me rëndësi që përfundimisht të miratohet Ligji për Përfaqësim të Drejtë, i cili rregullin kushtetues do ta shndërrojë në obligim ligjor me mekanizma kontrollues. Një gjë e tillë ka munguar deri më tani, ndërsa me "balancuesin", për të cilin e dimë se është keqpërdorur shumë dhe nuk ka mundësuar përfaqësim të drejtë, konsideron zëvendëskryeministrit përgjegjës për Politika e Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai. 

Shkup - Zëvendëskryeministri i obliguar për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai në konferencën e sotme për media i pyetur për koment në lidhje me rastin e moszgjedhjes së drejtorit në Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publik, theksoi se nuk mund të ndërhyjë në punën e organeve të pavarura. Megjithatë, shtoi se në të kaluarën kjo Akademi është përballur me politizim të madh, duke theksuar se në të ardhmen do të ketë procese transparente për përzgjedhjen e anëtarëve në institucione të tilla.

Shkup - Plani për rritjen e Ballkanit Perëndimor është një projekt solid dhe i fuqishëm dhe jam i bindur se kësti i parë për vendin do të vendit para fundit të vitit, thotë ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut në një intervistë për MIA-n, Mihalis Rokas. Ai shprehu besimin se vendet e Ballkanit Perëndimor do të punojnë me përshpejtim në krijimin e tregut të tyre rajonal, i cili do t'i lehtësojë dukshëm gjërat.

Shkup - Unë shoh përkushtim të fortë të Qeverisë të punohet dhe të ndiqen rekomandimet e BE-së, pa dallim nëse janë në Misionin e Vlerësimit, nëse janë nga Raporti për përparimin e vendit, ose sërish më konkretisht për sundimin e ligjit, thotë euroambasadori Mihalis Rokas në një intervistë për MIA-n, që është intervista e tij e parë pasi mori detyrën e re në vend muajin e kaluar.

 Shkup - Nëpunës policorë të Njësitit Mobil për Masa Kompensuese pranë Departamentit të Policisë Kufitare dhe Migracione sot rreth orës 05:00 në Pikë Pagesën "Ramanli - Kumanovë kanë ndaluar dhe kanë kryer kontrollë në autobusin "mercedes" me targa të Sllovenisë, pronë e subjektit juridik, i drejtuar nga XH.R. (42) nga f. Bajramovci-Dibër, gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi në momentin ka shfrytëzuar kartelë të huaj për shënim në komunikacionin rrugor, informojnë nga MPB-ja.

Shkup - Tërmet me magnitudë prej 3,7 ballë sipas Shkallës Rihter në mëngjes është regjistruar në afërsi të kufirit verior të Maqedonisë me Serbinë, 10 kilometra në veri të Vranjës. Tërmeti është ndjerë edhe në Kumanovë. Më 13.10.2024 në orën 04:48 sipas kohës lokale, tërmet me fuqi prej 3,7 ballë sipas Shkallës Rihter është regjistruar në rajonin e Vranjës, 10 kilometra në veri. Intensiteti teorik në epiqendër ishte vlerësuar V-VI ballë nga Shkalla e Merkalit, kumtoi Enti Sizmik Republikan i Serbisë.

 Tiranë - Emigrantët që këto ditë do të mbërrijnë në kampet në Shqipëri, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrat e Shqipërisë dhe Italisë, Edi Rama dhe Xhorxha Meloni, nuk do të kenë mundësi të largohen nga kampi ku do të vendosen. "Fatin për të ardhmen  e tyre do të duhet ta presin vetëm brenda ambienteve akomoduese në kampin në Gjadër", deklaroi Rama në një intervistë për të përditshmen italiane "La Republika", duke shtuar se përgjegjësia për gjithçka që ndodh brenda kampit është vetëm e Romës zyrtare.

Bruksel - Në Belgjikë sot mbahen zgjedhjet lokale në të cilat duhet të zgjidhen anëtarët e 10 këshillave krahinorë dhe 583 komunal, me të cilat do të përfundojë formimi i organeve të reja të pushtetit në të gjitha nivelet e pushtetit pas zgjedhjeve kombëtare dhe rajonale të mbajtura në qershor të këtij viti.

Kajro - Të paktën 20 persona u lënduan në një përplasje mes një lokomotive dhe një treni pasagjerësh në pjesën jugore të Egjiptit. Përplasja ndodhi në provincën Minja, 270 kilometra në jug të Kajros. Pas përplasjes dy vagonë ​​kanë rënë në lumin aty pranë.

Nju-Jork – Së paku 40 vende kanë shprehur mbështetjen e tyre “të plotë” për Misionin Paqëruajtës të OKB-së në Liban (UNIFIL) dhe kanë kërkuar mbrojtjen e helmetave blu pasi pesë paqeruajtës u plagosën në sulmet izraelite në dy ditët e fundit.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 25 gradë. Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe kryesisht qetë. Temperatura minimale do të bie në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 22 gradë.