• Thursday, 17 October 2024
MIA Flesh

9:00/10 tetor/2024

Shkup - Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot solemnisht do të hapet Programi vullnetar i Kuvendit. Janë paralajmëruar fjalime përshëndetëse të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, sekretares së përgjithshme, Marina Dimovska, u.d. udhëheqës i Fondacionit për demokraci të Vestminsterit. Petar Trajkov dhe ish sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Iavnova. Në ngjarje do të prezantohet edhe programi për vullnetarë. 

Shkup - Këshilli Ekonomiko-Social (KES) sot duhet të mbajë seancën e parë pas formimit të Qeverisë së re. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi të martën në konferencën për mediat deklaroi se punëdhënësit dhe sindikatat do të diskutojnë për të gjitha kërkesat, idetë, kritikat dhe sugjerimet e tyre, si dhe kërkesën për rritjen e pagës minimale."Së bashku dhe në mënyrë transparente do të marrin vendime. Do t'i shohim edhe mundësitë e Qeverisë, por do t'i dëgjojmë edhe punëdhënësit dhe sindikatat dhe do të marrin vendim të përbashkët", tha Durmishi. 

Kumanovë - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot do të presë zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq. Të dy ministrat do të takohen në Kumanovë, ndërsa temë e bisedimeve, siç raportojnë mediat serbe, do të jenë proceset e migrimit. Në fund të korrikut të këtij viti, Toshkovski dhe Daçiqi u takuan në Beograd dhe biseduan për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve fqinje në fushën e punëve të brendshme.

Shkup - Këshilli i drejtorëve të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë "Pavel Shatev" sot duhet të emërojë drejtor të ri të Akademisë. Emërimi i drejtorit të ri është pika e dytë e rendit të ditës në seancën e 221-të të Këshillit Drejtues të Akademisë të caktuar për sot në orën 15.00. Shpallja publike për zgjedhjen e drejtorit të Akademisë u publikua më 26 gusht të këtij viti, pasi ish-drejtoresha Natasha Gaber-Damjanovska dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni në mes të korrikut. Pas skadimit të afatit për paraqitje prej 15 ditë të llogaritur nga dita e shpalljes në Gazetën Zyrtare, në shpallje janë paraqitur gjithsej pesë gjykatës dhe dy prokurorë. 

Shkup - Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë, sot do të promovojë Doracakun për udhëzimet redaktuese dhe praktika më të mira për verifikimin e fakteve dhe informacioneve të sigurisë. Siç njoftojnë nga KEMM, doracaku është krijuar për të mbështetur gazetarët, redaktorët dhe të gjithë profesionistët e medias me mjete praktike dhe udhëzime në luftën kundër dezinformimit. "Publikimi përmban praktikat më të mira në botë dhe shembujt konkretë të shmangies së grackave të dezinformimit, si dhe rekomandimet e sigurisë për mbrojtjen e të dhënave dhe informacionit. Doracaku do të jetë veçanërisht  i dobishëm për gazetarët të cilët raportojnë për tema të ndjeshme nga fusha e sigurisë dhe do t'i ndihmojë të krijojnë saktë, kufizime të balancuara dhe etike", thonë nga KEMM. 

Shkup - Klinika universitare për psikiatri sot në sheshin "Maqedonia" do ta shënojë Ditën botërore të shëdnetit mendor, këtë vit me temë "Është koha të prioritizohet shëndeti mendor në vendin e punës". Në ngjarje, qëllimi i së cilës është të ngritet vetëdija për rëndësinë e shëdnetit mendor, do të marrë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. "Duke iu bashkangjitur kësaj nisme globale, përmes tubimit publik, kemi për qëllim ta ngrejmë vetëdijen publike për rëndësinë e kujdesit për shëdnetin mendor, me theks të veçantë në lidhjen me faktorët nga ambienti i punës, si vend ku kalojmë një pjesë të madhe të jetës tonë dhe është e lidhur ngushtë me të gjitha aspektet e jetës sonë dhe mirëqenies së përgjithshme", kumtoi Klinika.

Shkup - Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut sot organizon tryezë të rrumbullakët me temë: "Përcaktimi i rolit të shoqatave në kuadër të Odës Ekonomike në krijimin e arsimit dhe trajnimit profesional të përshtatur për biznesin”. Tryeza e rrumbullakët organizohet si rezultat i anketës së zbatuar ndërmjet kompanive anëtare të Odës. Konstatimet e anketës do të prezantohen në një ngjarje ku do të diskutohet edhe në prani të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Shkup - Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, sot në takim me gazetarë do të prezantojë fushatën e fokusuar në avancimin e barazisë gjinore, e cila do të fillojë të zbatohet nga ky muaj. Në takim, siç paralajmëruan nga Rrjeti Kombëtar, do të diskutohet për situatën me barazinë gjinore në vend. 

Shkup - Asociacioni për Hulumtime dhe Analiza ZMAI sot do të prezantojë Indeksin e komunave të hapura për vitin 2023. Indeksi i merr parasysh të gjitha aspektet e planifikimit dhe realizimit të buxheteve të komunave dhe është rezultat i punës dhe matjes katërvjeçare në të 80 komunat dhe Qytetin e Shkupit. Nga  ZMAI theksojnë se ky Indeks paraqet një instrument të rëndësishëm për transparencën dhe llogaridhënien e pushtetit vendor në proceset buxhetore. Theksojnë se së bashku, sektori civil dhe mediat arritën të krijojnë presion pozitiv tek vendimmarrësit në nivel vendor, me qëllim menaxhimin më të mirë të fondeve publike dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset buxhetore.

Shkup - Në disa lugina mëngjesin e sotëm do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës së dobët ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 24 deri 29 gradë. Në Shkup paradite me kushte për paraqitje të mjegullës së dobët ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës kryesisht me diell dhe ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare juglindore. Temperatura minimale do të ulet deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë 28 gradë. 

Tiranë - Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, sot do të qëndrojë në Tiranë, i cili është destinacioni i parë i mini turneut të tij ballkanik, në kuadër të së cilës nesër do ta vizitojë Beogradin. Përveç takimit me mikun e tij të madh, kryeministrin Edi Rama, Erdogani do të takohet edhe me presidentin Bajram Begaj. Sipas protokollit seancë do ta mbajë Këshilli për bashkëpunim ndërshtetëror, në të cilën do të nënshkruhen disa marrëveshje, ndërsa pasdite në orën 16:30 së bashku me Ramën do ta inaugurojnë xhaminë e re "Namazgja" (më e njohur si Xhamia e madhe) në qendër të Tiranës. Presidenti turk ka marrë pjesë edhe në ceremoninë e fillimit të ndërtimit në vitin 2015, duke e quajtur atë "simbolin e vetëm të vëllazërisë mes dy kombeve tona".

Majami - Së paku dy persona e humbën jetën në qarkun Sent Luis në brigjet e Atlantikut në Florida, deklaroi sherifi i qarkut, Kit Pirson. Pirson vlerësoi se mbi 100 shtëpi në qark janë shkatërruar nga uragani "Milton", kumtoi En-Bi-Si Njus. Presidenti Xhozef Bajden i bëri thirrje populaltës së Floridës të evakuohet. Autoritetet lokale dhe anëtarët e Gardës nacionale të Floridës po i ndihmojnë të goditurit nga uragani. Në Florida mbi dy milionë njerëz mbetën pa rrymë për shkak të uraganit. Zyrat e Shërbimit meteorologjik nacional të Floridës dhanë mbi 130 paralajmërime prej mbrëmë për tornado. Ekspertët thonë se dukurua e tornadove para dhe gjatë uraganeve nuk është e pazakontë, por se fuqia e tornadove mund të jetë e fuqishme. Florida ka më shumë tornado në kilometër katror se cili do shtet tjetër.

Uashington - SHBA-ja beson se lideri i Hamasit, Jahja Sinvar është gjallë dhe ndoshta fshihet në një tunel nëntokësor në Rripin e Gazës me pengje aty pranë, deklaroi Bred Mekgark, këshilltari special i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. "Jahja Sinvar mbetet vendimmarrësi. Besojmë se është gjallë dhe në një tunel nën Gazë, ndoshta me pengje pranë tij, tha Mekharg gjatë një bisede me rabinët amerikanë, raporton Shtëpia e Bardhë. Deklarata e Mekgarkut është informacioni më i detajuar mbi statusin e Sinvarit nga një zyrtar i lartë amerikan në javët e fundit.