12:00/31 janar/2025/
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të marrë pjesë në Konferencën e 11-të evropiane në Universitetin Harvard, me titull "Lider apo ëndërrimtar? Roli i Evropës në rendin e fragmentuar botëror", që mbahet sot dhe nesër në Boston të SHBA-së.
Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe dhe zëvendëskryetarja Fani Karanfillova Panovska, në Zagreb, Republika e Kroacisë, realizuan takime pune me kryesinë e Partisë socialdemokrate të Kroacisë, me kryetarin Sinisha Hajdash Donçiq, me nënkryetarin Ranko Ostojiq dhe me sekretaren ndërkombëtare, Karolina Leakoviq.
Shkup - Qeveria është përgjegjëse që të kujdeset për qytetarët të mos përjetojnë çmime të tilla, sepse ajo është përgjegjëse për përcaktimin e çmimeve, theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili ndodhet për vizitë pune dyditore në Kroaci në takimet me udhëheqjen e Partisë Socialdemokrate Kroate (SDP).
Shkup – Kundër shoferit 20-vjeçar që goditi për vdekje Frosina Kulakovën në rrugën “Arradhat partizane”, më parë ka pasur kallëzime për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve dhe për aksident trafiku ku një person ka marrë lëndime të lehta. I dyshuari ka qenë në paraburgim, ndërsa më pas Gjykata Themelore Penale në Shkup ka vendosur t'i shqiptojë masë edukative në institucionin korrektues duke i hequr masën e paraburgimit.
Shkup - Java e kaluar në vend ka qenë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe rritje të temperaturave ditore. Por, edhe pse ky mot relativisht i ngrohtë për këtë periudhë të vitit mund të shkaktojë zhvillim të parakohshëm aktiv të bimëve, ndërkaq, ende nuk përbën rrezik për lulëzim të parakohshëm dhe fillimin e vegjetacionit, thonë agrometeorologët.
Shkup - Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Berovë, Hanet e Mavrovës, Lazaropole dhe Kodrën e Diellit- zero gradë, ndërsa më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit, 35 centimetra. Siç njofton DPHM, në 24 orët e fundit më së shumti reshje janë regjistruar në Pozhar - Radovish, 4 litra për metër katror, në Kodrën e Diellit 3, në Kriva Pallankë, Strumicë dhe Ohër 2, si dhe në Prilep dhe Hanet e Mavrovës një litër.
Shkup - Pas një sëmundje të shkurtër sot në moshën 42-vjeçare ka ndërruar jetë gazetari Gjorgji Tomiq.
Budapest - Kryeministri Hungarisë, Viktor Orban tha sot se është e papranueshme që Ukraina të ndalojë rrjedhën e gazit rus në Evropën qendrore, pasi kjo ka rritur kostot e rrugëve alternative të furnizimit.
Kopenhagë – Pothuajse gjysma e danezëve tani konsiderojnë se SHBA-ja paraqet kërcënim për vendin e tyre dhe shumica prej tyre janë kundër që Grenlanda të bëhet pjesë e SHBA-së, tregon një anketë e re.
Majami - Lionel Mesi dëshiron të luajë në Kampionatin botëror 2026, por është ende herët për paralajmërime zyrtare, deklaroi trajneri i reprezentacionit të Argjentinës, Lionel Skalloni.
Santos- Sulmuesi brazilian Nejmar (32) ka konfirmuar kthimin në klubin e tij të parë Santos.