• Wednesday, 16 October 2024
MIA Flesh

15:00/15 tetor/2024

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski sot pati fjalim në Odën Ekonomike të Gjermanisë (OA-Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft) ku prezantoi planet dhe planet ekonomike për investime në energjetikë dhe infrastrukturë dhe mundësi për bashkëpunim dhe investime të kompanive gjermane që tashmë janë prezente në tregun e Maqedonisë. Krahas kompanive tashmë të pranishme në tregun vendas në vend, interesim për të investuar këtu kanë shprehur edhe kompani të reja të huaja, Kryeministri bëri të ditur se shumë shpejt do të hapen negociatat për investimin e tyre të mundshëm", kutmoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot priti në një takim pune një delagacion të Organizatës globale për mbështetjen e sipërmarrjeve – SEED, të kryesuar nga themeluesi dhe drejtuesi i saj, Steinar Hoel Korsmo. Në takim, ku të pranishëm ishin edhe sipërmarrësit Islam Poliku dhe Isamet Bakiu, investitorë nga Norvegjia, u diskutua rreth mundësisë së tërheqjes së investitorëve nga kjo organizatë në tregun e Maqedonisë së Veriut, duke pasur parasysh se ky rrjet investitorësh zhvillon programe në mbi 50 shtete të botës, duke siguruar qasje në financimin e kapitalit privat, NË VENÇANTI PËR KRIJIMIN E BIZNESE TË REJA, (start-ups) dhe  bizneseve në ngritje (scale-ups).  

Shkup - Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot në Berlin realizoi takim bilateral me ministren federale të Punëve të Jashtme të Republikës federale të Gjermanisë, Analena Berbok. Siç bëjnë të ditur nga MPJ, ky është takim i parë zyrtar i dy ministrave pasi Mucunski mori postin ministror. Në fokus të bisedimeve në takim kanë qenë marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe ekonomike mes dy vendeve dhe partneriteti i fuqishëm në 30 vitet e fundit që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, për mbështetjen e Gjermanisë në rrugën tonë të eurointegruese si dhe për tema të tjera aktuale nga perspektiva e sigurisë rajonale dhe evropiane.

Shkup – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska pret që të gjitha shkollat të kenë ngrohje. Siç deklaroi sot, komunave u janë paguar bllok dotacione, kështu që tani kryetarët e komunave, por edhe shkollat dhe drejtorët e kanë radhën që të organizohen, që të mos ketë problem lidhur me sezonin e ngrohjes.  Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me reagimin e djeshëm të kryetarit të Karposhit, Stevço Jakimovski i cili i bëri thirrje Qeverisë që ta paguajë borxhin e mbetur për ngrohje të shkollave fillore në këtë komunë, Janevska shfaqi bindje se “ai është shumë i aftë dhe do të gjejë mënyrë që t’i ngrohë shkollat”. 

Shkup - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim me shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Val. Siç kumtoi sot Ministria e Drejtësisë, është diskutuar për reformat dhe projektet e planifikuara në drejtësi në drejtim të sundimit të ligjit. "Shqyrtim i veçantë iu dha propozim-ligjit për të cilën nga ana e ambasadorit Val ishte kumtuar se OSBE-ja financiarisht do ta mbështesë përkthimin. Misioni i OSBE-së në Shkup në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë do të jetë edhe më tutje në mënyrë aktive e përfshirë në përgatitjen e Strategjisë sektoriale zhvillimore 2024-2028, si dhe në grupet e punës për ndryshime të caktuara ligjore", thuhet në kumtesë.

Shkup - Qeveria e Maqedonisë e ka uruar Shqipërinë për fillimin e negociatave aderuese, por shpreh edhe keqardhje të madhe për atë në çfarë gjendje ndodhet shteti ynë, tha sot zëdhënësha Marija Miteva. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Miteva theksoi se do të vazhdojë prezantimi i qëndrimeve dhe pozicioneve tona dhe zhbllokimi i procesit të lëvizjes së vendit drejt BE-së. "Si Qeveri mund të shprehim kënaqësi dhe ta urojmë Shqipërinë për fillimin, por edhe të shprehim keqardhje të madhe për atë në çfarë gjendje ndodhet shteti ynë. Kryeministri dje kishte elaborim të detajuar për gjendjet që janë diskutuar në kuadër të Procesit të Berlinit, tha se nga Gjermania kemi mbështetje të fuqishme për vazhdimin e procesit eurointegrues. I kemi prezantuar pozicionet tona në lidhje me bllokadën me të cilën përballemi dhe si Qeveri do të vazhdojmë të flasim për atë që t'i prezantojmë qëndrimet tona dhe ta zhbllokojmë procesin në të cilin ndodhet Maqedonia", theksoi Miteva në konferencën për shtyp.

Shkup - Ne dyshojmë në sinqeritetin e qëllimeve të tyre, ndërsa ish shefi i diplomacisë ka më pak kredibilitet të flasë për këtë temë, tha sot zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva lidhur me qëndrimin e Bujar Osmanit që të miratohen ndryshimet kushtetuese, por me një klauzolë sipas së cilës nuk do të aplikohen nëse Bullgaria vazhdon të bllokojë anëtarësimin tonë në BE në pesë vitet e ardhshme. "E kemi parë deklaratën e ish shefit të diplomacisë i cili me vite ishte ne krye të asaj pozite dhe vlerësojmë se ka më pak kredibilitet të flasë për këtë temë sepse dyshojmë në sinqeritetin e qëllimeve të tyre kur japin propozime dhe zgjidhje për situatën në të cilën ndodhemi lidhur me këtë çështje", theksoi Miteva në konferencën për mediat. 

Shkup - Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska zhvilloi takim me Gert Jan Kopman, drejtor i Drejtorisë për fqinjësi dhe zhvillim dhe Elena Flores, zëvendësja e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për çështje ekonomike dhe financiare e cila mbahet në Bruksel të Belgjikës. Siç informon Banka popullore e Maqedonisë së Veriut, temë e takimit ka qenë një nga prioritetet e Planit të rritjes së Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht kërkesat e vendeve anëtare në sferën e vetme për pagesa në euro (SEPA).

Shkup – Prej sot filloi sezoni i ngrohjes 2024/2025 për konsumatorët e kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore në Shkup, i udhëhequr nga SHA EMV. Në sezonin e kaluar të ngrohjes në 225 objekte nuk ishin siguruar kushtet e nevojshme për dërgesën e energjisë së ngrohjes, tani ai numër është dyfish më i vogël, gjegjësisht në 96 objekte ende nuk janë siguruar kushte për dërgesë, njoftuan nga EMV. “Prej tyre, në 57 objekte ka defekte në instalimin e brendshëm, në 20 objekte nuk ka qasje në stacionet e ngrohjes dhe në 19 objekte –stacionet e ngrohjes nuk kanë energji elektrike. Luten konsumatorët dhe bashkësitë e pronarëve që të mënjanojnë sa më shpejt defektet e instalimeve të brendshme të ngrohjes dhe të sigurojnë qasje të papenguar në termocentralet, si dhe furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike. Kjo përfshin pagesën e faturave të energjisë elektrike për stacionet e ngrohjes dhe mirëmbajtjen e instalimi elektrik funksional”, thuhet në kumtesë.

Shkup - SPB Shkup e zbardhi rastin penalo-juridik i cili ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Shkup në rr. “Hristijan Todorovski-Karposh”, në afërsi të komunës sëÇairit, ku nga arma e zjarrit në këmbën e majtë është lënduar E.A. (35) nga Shkupi. "Menjëherë pas marrjes së denoncimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të gjera nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Shkup – Njësiti për Kriminalitet të Dhunshëm, në koordinimme “Qytet i sigurt” Shkup, si dhe PTHP Shkup, gjatë të cilave janë vërtetuar të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjen penale, edhe atë: L.A. (32) dhe I.T. (30), të cilët janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme, si dhe A.R. (29) dhe M.I. (32), persona të dënuar në vuajtje të dënimit me burg në INK Burgu Idrizovë, të cilët më datën 14.10.2024, në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë shfrytëzuar daljen nga burgu i Idrizovës, në bazë të angazhimit në punë", njofton MPB-ja.

Shkup – Enti Shtetëror i Revizionit ka kryer revizion të raporteve financiare bashkë me revizionin e përputhshmërisë të Ministrisë së Kulturës për vitin 2023. Në raportet përfundimtare të publikuara sot të Ministrisë së Kulturës, theksohet se janë vërtetuar gjendjet, parregullsitë dhe mospërputhjet të cilat ndikojnë në mendimin e pafavorshëm të revizorit të autorizuar shtetëror lidhur me realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe mendimit me rezervë për përputhshmërinë  me rregulloren ligjore, udhëzimeve dhe politikave të vendosura. 

Shkup - DPHM paralajmëron se nga e enjtja do të ketë vranësira të shtuara, ndërsa të premten dhe të shtunën do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale dhe ulje të temperaturave për 5 deri në 7 gradë Celsius. Nesër paradite moti do të jetë më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale."Nga e enjtja do të ketë vranësira të shtuara ku temperaturat e mëngjesit do të jenë më të larta, ndërsa në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës", njofton DPHM.

Tiranë – Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka përshëndetur hapjen e kapitullit të parë të negociatave për hyrjen e Shqipërisë në BE. Vlerëson se ky është një lajm i madh për shqiptarët në përmbushjen e aspiratës së tyre për të qenë pjesë e bllokut evropian dhe përmbushjen e ëndrrës së tyre të kamotshme. Begaj më tej shkruan se “rritmi i këtij rrugëtimi është me ritmin tonë”.

Tiranë – Qytetarët shqiptarë të moshës së aftë për punë, të cilët emigrojnë i shkaktojnë humbje shtetit deri 15 mijë euro, për person. Në ndërkohë, gjithsej për të gjitha ikjet vjetore humbja arrin deri 1 miliard euro. “Shqipëria humb deri në 1 miliard euro në vit nga emigrimi i të rinjve. Shifra është publikuar në studimin e fundit të Fondacionit Westminster, i cili llogarit se për çdo person që ikën, humbja është rreth 15 mijë euro. Studimi merr në konsideratë emigrimin e 41.700 personave të larguar vitin e kaluar, prej të cilëve 37.500 ishin të aftë për punë. Duke supozuar se e kanë arritur qëllimin e tyre dhe janë punësuar menjëherë në vendin pritës, humbja e vlerës së shtuar bruto arrin në 455 milionë euro, me efekt të drejtpërdrejtë në Prodhimin e Brendshëm Bruto”, njoftojnë mediat.

Londër - Kontinenti evropian mund të përballet me një dimër më të ftohtë pas dy vitesh, përderisa tregu i gazit mbetet i ndjeshëm, transmeton Anadollu. Një dimër i butë 2024/2025 mund të rrisë kërkesën për gaz për të paktën tetë deri në 10 miliardë metra kub, ndërsa një dimër i ftohtë me të paktën 20-25 miliardë metra kub në krahasim me vitin e kaluar, gjithnjë sipas Institutit të Oksfordit për studimet e energjetikës (OIES). Kontrolli më i fundit tremujor i OIES tregon se moti i ftohtë i disa ditëve në shtator na ka rikujtuar se sa ndikim të madh mund të kenë temperaturat në kërkesën për gaz në të gjithë sektorët, veçanërisht ato të banimit dhe biznesit.

Budapest - Hungaria dhe kompania ruse "Gazprom" do të negociojnë mbi marrëveshjen për furnizime shtesë të gazit në Budapest gjatë vitit të ardhshëm, deklaroi ministri hungarez i Punëve të Jashtme Peter Sijarto për agjencinë ruse të lajmeve RIA, raporton "Euraktiv". "Tashmë kemi nënshkruar një (marrëveshje shtesë) për tremujorin e fundit të këtij viti, ku përfshihen sasi shtesë me çmim konkurrues. Për momentin jemi duke negociuar për marrëveshjen për vitin e ardhshëm", tha Sijarto. 

Gazë - Ushtarët izraelitë sot kanë kryer sulm mbarë territorin e Rripit të Gazës, me ç'rast janë vrarë të paktën 40 palestinezë, ndërsa ushtria izraelite i ka rritur presionet rreth kampit të refugjatëve në Xhabalia, në veri të enklavës së okupuar palestineze, ku po zhvillohen luftime kundër pjesëtarëve të Hamasit. Përfaqësuesit shëndetësorë palestinezë kumtuan se të paktën 11 persona e kanë humbur jetën nga zjarri izraelit afër El Faluxhes, kampi më i madh nga gjithsej tetë të refugjatëve në Rripin e Gazës, ndërsa 10 njerëz e kanë humbur jetën në një sulm raketor izraelit ndaj një shtëpie në Bani Suahila, pjesën lindore të qytetit Kan Junis, në jug të enklavës palestineze.

Bejrut - Të paktën 21 persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur në sulmin ajror izraelit në veri të Libanit, njoftoi ministri libanez i Shëndetësisë. Sulmi i cili dje goditi një ndërtesë banimi në Aito, vendbanim kryesisht i krishterë u krye larg zonave ku armata izraelite ka kryer mijëra sulme kundër grupit të armatosur islamik shiit Hezbollah, raporton Bi-Bi-Si. Banorët njoftuan se aty jetonin familje të cilët prej kohësh kanë qenë të zhvendosur për shkak të luftës. Televizioni libanez Al Majadini në platformën X njoftoi se kjo është hera e dytë që forcat izraelite ta sulmojnë veriun e vendit. 

Stokholm - Prokuroria suedeze ka hapur hetim për një përdhunim në një hotel lokal, në të cilin mund të jetë i përfshirë sulmuesi i Real Madridit dhe kombëtares franceze, Kilian Mbape, publikou "Frans pres". Prokuroria refuzoi t'i emërojë të dyshuarit. Më 14 tetor u shfaq një informacion se ka ndodhur një përdhunim në një hotel në qendër të Skokholmit. Mbape disa ditë më parë ka qëndruar në të njëjtin hotel me familjen e tij, si dhe me ish-bashkëlojtarin e tij nga PSZH-ja, Nordi Mukiele. 

Barcelonë - Futbollisti i Mançester Sitit, Erling Haland mund ta vazhdojë karrierën në Barcelonë, njofton "Sport.es". Kryetari i klubit katalanas, Zhoan Laporta ka për qëllim të bëjë një transfer të profilit të lartë, para se t'i skadojë mandati. Edhe krahas gjendjes së rëndë financiare të klubit, Laporta pret se mund ta angazhojë norvegjezin 24-vjeçar në vitin 2025 apo 2026. Në mediumet spanjole janë paraqitur informata se Barcelona ka filluar kontakte me përfaqësuesit e Halandit që në vitin 2021. Krahas kësaj, besohet se Laporta ka zhvilluar marrëdhënie të besueshme me menaxheren aktuale të lojtarit, Rafaela Pimenta.