MIA Flesh
- Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot nënshkroi vendimin për shkarkim nga funksioni të drejtoreshës së deritanishme të spitalit të fëmijëve "Kozle", dr. Karolina Simonovska. Në vend të saj është emëruar profesoresha Katerina Boshkovska. "Ministria e Shëndetësisë informon se drejtoreshë e re e KU për sëmundje respiratore tek fëmijët 'Kozle' është emëruar prof dr Katerina Boshkovska, e cila mbi njëzet vite është pjesë e ekipit të këtij institucioni. Dr Boshkovska është subspecialiste për pulmologji pediatrike. Në kuadër të veprimtarisë mësimore-arsimore është përfshirë në aktivitetet e katedrës pranë USHCM dhe në pesë vitet e fundit ka publikuar numër të madh të punimeve shkencore. Ministria falënderon për angazhimin e deritnaishëm të drejtoreshës së mëparshme dr Karolina Simonovska", ceket në kumtesën e MSH-së.
You need to login to view this page en