• Friday, 21 February 2025

Mexhiti: Veting për BDI-në do të bëjmë në zgjedhjet lokale

Mexhiti: Veting për BDI-në do të bëjmë në zgjedhjet lokale

Shkup, 20 shkurt 2025

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, e akuzoi Bashkimin Demokratik për Integrim se po tallet me popullin dhe me anëtarët e saj me vetingun e paralajmëruar, sepse sipas tij, një proces i tillë nuk mund të zbatohet brenda partisë, siç paralajmëron BDI, por duhet të zbatohet nga institucione të pavarura shtetërore. 

Mexhiti tha se vetingu i vërtetë për BDI-në do të ndodhë në zgjedhjet lokale. 

“Vetingun e bëri populli në zgjedhjet paraprake, por vetingun e vërtetë do ta ndjejnë në zgjedhjet lokale. Veting nuk bëhet tek vetja, veting bëjnë të tjerët, institucionet e pavarura. Domethënë, ata luajnë me popullin, tallen me anëtarët, bëjnë filma”, tha mes tjerash Mexhiti. 

Lëvizja Demokratike

______________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.