Me ftesë të ministrit gjerman të Mbrojtjes, Misajllovski për drekë pune me kolegët e tij nga vendet aleate dhe partnere
- Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së RF të Gjermanisë, Boris Pistorius, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski ka marrë pjesë në drekë punuese së bashku me kolegët, ministra të mbrojtjes dhe përfaqësuesve të lartë ushtarakë nga vendet aleate dhe partnere, ku fjalim të vetin ka pasur sekretari parlamentar shtetëror i Mbrojtjes së Gjermanisë, Tomas Hiçler.
- Post By Besnik Shuki
- 17:36, 15 February, 2025

Shkup, 15 shkurt 2025 (MIA) - Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së RF të Gjermanisë, Boris Pistorius, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski ka marrë pjesë në drekë punuese së bashku me kolegët, ministra të mbrojtjes dhe përfaqësuesve të lartë ushtarakë nga vendet aleate dhe partnere, ku fjalim të vetin ka pasur sekretari parlamentar shtetëror i Mbrojtjes së Gjermanisë, Tomas Hiçler.
"Prioritet i përbashkët është vendosja sa më e shpejtë e paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët", publikoi ministri Misajllovski në profilin e tij në Fejsbuk. bsh/
Foto: Fejbuk i ministrit të Mbrojtes, Vllado Misajllovski