Kabineti i kryetarit të Kuvendit: Gashi i dënon ashpër të gjitha format e kërcënimeve dhe presioneve ndaj bartësve të funksioneve publike
- Kabineti i kryetarit të Kuvendit këtë pasdite njoftoi se pas publikimit të intervistës së djeshme në emisionin 360, në të cilën ka marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në adresën zyrtare elektronike të Kryetarit është marrë i-mejl me përmbajtje kërcënuese.

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Kabineti i kryetarit të Kuvendit këtë pasdite njoftoi se pas publikimit të intervistës së djeshme në emisionin 360, në të cilën ka marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në adresën zyrtare elektronike të Kryetarit është marrë i-mejl me përmbajtje kërcënuese.
"Kryetari i Kuvendit i dënon ashpër të[ gjitha format e kërcënimeve dhe presioneve ndaj bartësve të funksioneve publike dhe mbetet i përkushtuar ndaj parimeve të demokracisë dhe sundimit të drejtësisë", theksohet në komunikatën e Kabinetit të Gashit.
Rasti, siç raportohet aty, është raportuar menjëherë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila po ndërmerr masat e duhura në kuadër të juridiksionit të saj.
MPB-ja paraprakisht njoftoi për MIA-n se në Sektorin e Krimeve Kompjuterike pranë MPB-së ka denoncim për një rast të tillë dhe po veprohet rreth saj, pa dhënë detaje rreth përmbajtjes së kërcënimit.
Nga Kabineti paraprakisht njoftuan për MIA-n se në Sektorin e Krimeve Kompjuterike pranë MPB-së ka denoncim për një rast të tillë dhe po veproher rreth saj, pa dhënë detaje për përmbajtjen e kërcënimit.
Mediat raportuan pasditen e sotme se kryetarja e Kuvendit ka marrë një i-mejl me përmbajtje kërcënuese në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.
Gashi, siç theksohet, këtë mesazh e ka marrë pas intervistës së mbrëmshme në emisionin "360 gradë" ku tha se pas zgjedhjes së qeverisë së re në Bullgari mund të afrohet një zgjidhje e kontestit, por asnjë sukses i madh në bisedime nuk mund të pritet menjëherë.
"Duke e parë këtë problem nga prizmi i interesit të përbashkët të të dy vendeve dhe të dy popujve, maqedonas dhe bullgar, në aspektin e sigurisë rajonale, mendoj se është në interesin tonë të përbashkët t'i qasemi zgjidhjes së këtij konteksti. Gjegjësisht, duhet të hiqet vetoja bullgare për hapjen e negociatave të vendit tonë me BE-në. Mendoj se Bullgaria nuk po humb asgjë, përkundrazi jam i bindur se ata fitojnë, por duhet të presim pak që të ulet tensioni, të zhvillohen diskutime në tryezë me argumente. Le ta kuptojnë kontekstin tonë. Dhe mendoj se nëse SHBA-ja dhe Brukseli ndihmojnë pak, jam i bindur se na duhet edhe pak kohë për ta zgjidhur këtë nyjë", tha Gashi. mb/
Foto: MIA