• Saturday, 05 October 2024

Mbështetje e plotë për Gutereshin nga KB-ja pas shpalljes për "persona non grata" në Izrael

Mbështetje e plotë për Gutereshin nga KB-ja pas shpalljes për

Nju-Jork, 4 tetor 2024 (MIA) - Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbrëmë shprehu mbështetje të plotë për sekratarin e përgjithshëm Antonio Guteresh, pasi ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Izrael Kac e shpalli për "persona non grata" në Izrael. 

Në kumtesën zyrtare të Këshillit prej 15 anëtarëve theksohet se "çdo vendim për të mos bashkëpunuar me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së apo Organizatën e Kombeve të Bashkuara është kundërproduktiv, veçanërisht në kontekstin e rritjes së tensioneve në Lindjen e Afërt".

Në kumtesën nuk është përmendur Izraeli. 

Kumtesat e tilla nga Këshill i Sigurimit miratohen me konsensus të plotë. ls/

Foto: Arkiv