Më ftohtë në Kodrën e Diellit, më shumë borë në Hanet e Mavrovës
- Gjatë natës ka mbizotëruar mot i ndryshueshëm me vranësira dhe erëra të lehta deri mesatare veriore, të cilat në rajonin e Shtipit kanë arritur shpejtësi deri në 45 kilometra në orë. Paraditen e sotme moti është me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale.
Shkup, 28 dhjetor 2024 (MIA) - Gjatë natës ka mbizotëruar mot i ndryshueshëm me vranësira dhe erëra të lehta deri mesatare veriore, të cilat në rajonin e Shtipit kanë arritur shpejtësi deri në 45 kilometra në orë. Paraditen e sotme moti është me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale.
Më i ftohti ka qenë në Kodrën e Diellit, ku është matur temperatura prej -7 gradë Celsius, e ndjekur nga Krusheva me -5 dhe Hanet e Mavrovës me -4, -3 gradë janë matur në Berovë, -2 në Petrovec, Shtip dhe Vinicë, -1, në Shkup në Zajçev Rid, Manastir, Strumicë, Tetovë, Kriva Pallankë dhe Ohër, 0 në Demir Kapi, Pretor dhe Prilep, 1 në Kavadar dhe Veles, ndërsa më e ngrohta ka qenë në Gjevgjeli ku është matur temperatura prej 2 gradë Celsius.
Më së shumti shi, 5 litra për metër katror, ka rënë në Topollçan në 24 orët e fundit, 4 në Pozar dhe 1 në Kriva Pallankë, ndërsa bora më e madhe prej 59 centimetra ka qenë në Hanet e Mavrovës, 54 centimetra janë matur në Kodrën e Diellit, 24, në Krushevë dhe 2 në Tetovë.
Sipas njoftimeve nga Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), sot do të mbajë mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale, e cila pasdite do të zvogëlohet. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, e cila kohë pas kohe do të përforcohet përgjatë lumit Vardar dhe në pjesët lindore. Temperatura maksimale do të arrijë nga 3 deri në 10 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës erë mesatare deri e fortë veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë. mb/
Foto: MIA