• Friday, 04 October 2024

Lideri i Hezbollahut gjoja kishte pranuar armëpushim para se të likuidohej në Bejrut

Lideri i Hezbollahut gjoja kishte pranuar armëpushim para se të likuidohej në Bejrut

Bejrut, 3 tetor 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme të Libanit, Abdalla Bu Habib, zbuloi se lideri i Hezbollahut, Hasan Nasralla, kishte pranuar armëpushim 21-ditësh, të propozuar nga SHBA-ja dhe Franca, vetëm disa ditë para se të vritej në një sulm të fuqishëm izraelit në Bejrut.

Në intervistë për Si-En-En, Bu Habib konfirmoi se Libani ishte i gatshëm për armëpushim, pas konsultimeve me Hezbollahun dhe se ishin njoftuar SHBA-ja dhe Franca.

Ai shtoi se këshilltari i lartë në Shtëpinë e Bardhë, Amos Hohshtajn, duhej të udhëtonte në Liban për fillimin e bisedimeve paqësore, por sulmi befasues izraelit e ka ndryshuar situatën.

Përveç kësaj, presidenti iranian Masud Pezeshkijan të dielën deklaroi se Irani ka vendosur që të mos përgjigjet për vrasjen e liderit të Hamasit në Teheran, edhe pse armëpushimi i premtuar nga Perëndimi ishte “plotësisht i rremë”.

Ajatollahu iranian Ali Hamnei i ka dërguar paralajmërim Nasrallahut përmes gjeneralit Abas Nillforushan, duke e këshilluar që të largohet nga vendi për shkak të kërcënimeve serioze për jetën e tij. 

Hamnei dërgoi komandantin e lartë të Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneralin e brigadës Nilforoushan, për t'i dhënë personalisht porosinë Nasrallahut. Në porosi thuhet se inteligjenca izraelite ka agjentë në Hezbollah dhe planifikon të vrasë Nasrallah. Nilforoushan ishte me Nasrallah në bunker kur sulmi izraelit goditi Bejrutin, dhe të dy u vranë në atë sulm.

Menjëherë pas vdekjes së Nasralla, Hamnei urdhëroi hakmarrje. Rreth 200 raketa ishin hedhur drejt Izraelit si përgjigje për sulmin izraelit. Ky sulm ishte rezultat i drejtpërdrejt i vdekjes së Nasralla dhe gjeneral Nilforushan. fc/

Fotografia: Arkivi