• Tuesday, 18 March 2025

Kalasi: Rusia tani për tani nuk vjen në tryezën e negociatave për Ukrainën

Kalasi: Rusia tani për tani nuk vjen në tryezën e negociatave për Ukrainën

Bruksel, 17 mars 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian po bisedon me bashkëbisedues të ndryshëm për negociatat e mundshme të paqes për Ukrainën, por tani për tani është në nivelin e "diplomacisë së anijes" sepse ende "nuk ka tryezë bisedimesh", deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e BE për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Kaja Kalas pas përfundimit të Këshillit të sotëm të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel.

"Natyrisht, javën e kaluar patëm takime me homologë amerikanë dhe ngritëm shqetësime për disa elementë që mund të silleshin nga ana e rusëve dhe si t'u përgjigjet atyre. Siç e shohim, tani për tani nuk ka tryezë bisedimesh, sepse Rusia nuk po vjen në tryezën e bisedimeve", deklaroi Kalas në përgjigjen e pyetjes nëse BE-ja po e përgatit ekipin e vet negociues për bisedimet e mundshme të paqes për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Kalas shtoi se takimi i Këshillit shprehu mbështetje të gjerë politike për "iniciativën e saj të mbrojtjes" për Ukrainën, lidhur me diskutimin e fokusuar tani në detajet e saj.

Ajo shtoi se ministrat i mirëpritën rezultatet e bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve amerikanë dhe ukrainas në Xheda, por se tani që topi është në fushën e Rusisë, është e qartë se ajo nuk dëshiron paqe.

Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet BE-SHBA, të cilat u fokusuan kryesisht në çështjen e tarifave dhe marrëdhënieve tregtare, me komisionerin e BE-së për Tregti dhe Siguri Ekonomike, Marosh Shefçoviç, i cili informoi ministrat për zhvillimet e fundit në lidhje me bisedimet me Uashingtonin për këto çështje.

Lidhur me ngjarjet në Gazë, Kalas informoi se ministrat dënuan politizimin e ndihmave humanitare për popullsinë civile në Rrip dhe përshëndetën planin arab për rindërtimin e zonës, por se ka disa elementë që duhen diskutuar.

"Hamasi nuk guxon të ketë asnjë rol në rindërtimin e ardhshëm të Gazës", shtoi përfaqësuesja e lartë e BE-së.

Në takim u diskutua edhe për situatën dhe dhunën në Siri, ngjarje që, siç tha Kalas, shkaktojnë shqetësim. Lidhur me heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë, Kalas theksoi se BE-ja po ndryshon parimin “hap pas hapi”.

Ajo shtoi se BE-ja dëshiron të shohë që autoritetet siriane të marrin masa për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës për dhunën dhe se formimi i institucioneve qeveritare do të përfshijë një mori grupesh që jetojnë në Siri.

Ministrat shprehën gjithashtu shqetësimin për rolin destabilizues të Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe mbështetjen e tij ushtarake për Rusinë dhe diskutuan programin bërthamor të Iranit.

 Kalas theksoi se në Këshill është ngritur edhe çështja e mbështetjes për Radion Evropa e Lirë, pas ndërprerjes së ndihmës amerikane, duke theksuar se BE-ja nuk mund ta zëvendësojë menjëherë dhe automatikisht mbështetjen amerikane, por se po bëhen përpjekje për të gjetur një zgjidhje. qa/

Foto: Skrinshot