Janevska: Ligji për arsimin e lartë për një periudhë të shkurtër do të hyjë në procedurë qeveritare
- Ligji për Arsimin e Lartë është tashmë në fazën përfundimtare dhe do të dorëzohet në procedurë qeveritare në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Shumë nga vërejtjet të cilat i konsideruam konstruktive dhe që përmirësojnë tekstin e ligjit do të pranohen dhe tashmë po përfshihen në vetë tekstin" deklaroi sot Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
- Post By Ramize Qamili
- 14:54, 13 March, 2026
Shkup, 13 mars 2026 (MIA) - Ligji për Arsimin e Lartë është tashmë në fazën përfundimtare dhe do të dorëzohet në procedurë qeveritare në një periudhë relativisht të shkurtër kohore. Shumë nga vërejtjet të cilat i konsideruam konstruktive dhe që përmirësojnë tekstin e ligjit do të pranohen dhe tashmë po përfshihen në vetë tekstin" deklaroi sot Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Ajo potencon se disa nga vërejtjet nuk ishin vërtet të justifikuara.
"Për shembull, në procesin e llogaridhënies së universiteteve ndaj shtetit ose në kompetencat e Këshillit kombëtar, megjithëse kemi bërë disa korrigjime minimale atje, këtu nuk pajtohemi dhe grupi i punës do të mblidhet një herë të fundit dhe do të marrë një vendim përfundimtar. Janë bërë korrigjime të shumta dhe shpresoj se të gjithë do të jenë të kënaqur", tha Janevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para fillimit të prezantimit të rezultateve të hulumtimit "Analiza e edukimit financiar në Arsimin Fillor", të kryer nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.
Ajo vtheksoi se një grup i vogël profesorësh po kërkojnë tërheqjen e ligjit dhe supozon se kjo ndodh nga frika se nuk do të jenë në gjendje të përmbushin kushtet e kërkuara nga ligji në të ardhmen.
Ata kanë dy mundësi si shkencëtarë, si qytetarë akademikë, si njerëz me nivel shumë të lartë ndërgjegjësimi, njerëz që kanë përgjegjësi të krijojnë kuadër profesional, por edhe qytetarë të përgjegjshëm. Mundësia e parë është të përkushtohen seriozisht në punë. Mundësia e dytë është të mbeten për një periudhë më të gjatë në të njëjtin titull akademik dhe më pas, kur të jenë të përgatitur, të kalojnë në titullin e radhës. Nga kjo nuk humbasin asgjë, por me një ritëm të caktuar, më të shpejtë ose më të ngadaltë, mund të arrijnë qëllimin. Meqenëse ky është një grup shumë i vogël dhe ligji u jep mundësi, nuk mendoj se për shkak të një pune kaq të madhe njëvjeçare të shumë njerëzve, me qëllimin më të mirë për përmirësimin e cilësisë në arsim, duhet të bëjmë një hap prapa dhe të bëjmë atë që ata kërkojnë" tha Vesna Janevska.
Foto: MASH