• Saturday, 14 March 2026

Iftar i përbashkët në Gostivar për mbi një mijë besimtarë

Iftar i përbashkët në Gostivar për mbi një mijë besimtarë

Gostivar, 13 mars 2026 (MIA) - Mbi një mijë besimtarë myslimanë janë ulur në iftar të përbashkët në ambient të hapur në Gostivar. Iftarin e sivjetshëm e organizoi Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Myftininë e Gostivarit.

Kryetari i Komunës Valbon Limani besimtarëve të cilët morën pjesë në iftarin në rrugën "Ilinden" u ka shprehur falënderim për pranimin e ftesës dhe përkujtoi se kjo është ngjarja e dytë që organizohet me rastin e Ramazanit.

"Ky iftar e dërgon mesazhin e solidaritetit, unitetit dhe mirëqisë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. Dëshiroj që ky iftar të mbetet tradicional edhe shumë vite në të ardhmen", tha Limani.

Muftinia e Gostivarit, Sabahudin Zendeli potencoi se kjo ngjarje është njëheri edhe ibadet dhe u falënderua për bashkëpunimin me vetqeverisjen lokale, e cila ndihmoi në organizimin dhe, siç njoftoi, gëzimin e iftarit ta përjetojnë të gjithë qytetarët e Gostivarit. 

Ushqimi dhe pijet për darkën u siguruan nga donacionet e individëve dhe kompanive. Iftari i parë i hapur u organizua nga Komuna e Gostivarit edhe vitin e kaluar. bsh/ 

Foto: MIA