Janë pastruar disa deponi të egra në Qendër dhe Karposh
- Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup ngriten dhe transportuan përafërsisht 30 metra kub mbetje nga disa deponi të egra të vendosura në komunat e Shkupit Qendër dhe Karposh.
- Post By Fitore Curri
- 10:05, 2 October, 2024
2 tetor 2024
Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup ngriten dhe transportuan përafërsisht 30 metra kub mbetje nga disa deponi të egra të vendosura në komunat e Shkupit Qendër dhe Karposh.
Aktivitetet u zhvilluan në shëtitorën „13 Nëntori” në qendrën strikte të qytetit, ku është larguar deponia e egër e përbërë kryesisht nga ambalazhi i kartonit dhe mbetja organike.
Është intervenuar edhe në bulevardin Goce Dellçev, në parking - hapësirën para hotelit „VIP”, ku janë ngritur përafërsisht 10 metra kub mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme.
NP Higjiena Komunale - Shkup pastroi edhe një deponi të egër të vëllimshme, të vendosur në rrugën Bradfordska, në afërsi të restorantit „Makedonska Kuqa” në komunën Karposh të Shkupit.
NP Higjiena Komunale - Shkup
________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.