• Friday, 04 October 2024

Komuna e Tetovës paralajmëron shpërblime për qytetarët nëse xhirojnë duke sjellë qen të pastrehë nga qytetet tjera

Komuna e Tetovës paralajmëron shpërblime për qytetarët nëse xhirojnë duke sjellë qen të pastrehë nga qytetet tjera

Tetovë, 3 tetor 2024 (MIA) - Komuna e Tetovës pohon se qentë e pastrehë sillen nga vende të tjera dhe u bënë thirrje qytetarëve që të regjistrojnë një rast të tillë, për të cilin paralajmëron edhe shpërblime. Nga korriku në qytet ka filluar të funksionojë një strehimore e re, ku sipas Komunës së Tetovës janë kapur dhe trajnuar 100 qen endacakë.

"Me gjithë përpjekjet tona, ende ka raste të sjelljes së qenve endacak nga qytete dhe rajone të tjera në Tetovë. Andaj, Komuna e Tetovës njofton se do t'i shpërblejë ata persona që sjellin dëshmi (foto ose video) për individët që kanë lëshuar qen endacakë në qytetin tonë. Personat e kapur duke kryer këtë akt do të dënohen sipas ligjit. Ftojmë gjithashtu të gjithë ata që kanë mundësi dhe dëshirë të adoptojnë një nga qentë që ne kemi trajnuar. Ata mund të kontaktojnë përfaqësuesit tanë për të realizuar këtë aksion human, duke kontribuar në sigurimin e një shtëpie të re dhe të kujdesshme për këta qen", thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës.

Deri më 1 tetor janë kapur dhe trajnuar gjithsej 95 qen, 10 prej të cilëve janë adoptuar nga qytetarë të gatshëm për t'u kujdesur për ta. Në pesë raste është diagnostikuar leishmanioza, për të cilën janë eutanizuar qentë përkatës. sa/

Foto: MIA