• Tuesday, 25 March 2025

"Hjundai" do të investojë 21 miliardë dollarë në SHBA

Uashington, 25 mars 2025 (MIA) - Prodhuesi koreano-jugor i automjeteve "Hjundai" do të investojë 21 miliardë dollarë në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme, deklaroi sot në Shtëpinë e Bardhë, drejtori ekzekutiv i kompanisë Çung Eui-sun.

Ai e bëri deklaratën në prani të presidentit amerikan Donald Tramp. Ky investim përfshin edhe zhvillimin e një shkritore në shtetin amerikan Luiziana, i cili do të kushtojë gjithsej 5.8 miliardë dollarë.

Shkritorja do të jetë "objekti i parë 'Hjundait' që është ndërtuar ndonjëherë në SHBA", tha Tramp, duke shtuar se "ky investim është një shenjë se tarifat vërtet po funksionojnë".mb/

Foto: EPA