• Friday, 04 October 2024

Gjashtëmbëdhjetë të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pasi një anije është fundosur në Nigeri

Gjashtëmbëdhjetë të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur pasi një anije është fundosur në Nigeri

Abuxha, 3 tetor 2024 (MIA) - Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra po konsiderohen të zhdukur pasi një anije me pothuaj 300 udhëtarë është fundosur në Nigerinë veriore, kumtuan dje autoritetet lokale.

"Udhëtarët, prej të cilëve shumica gra dhe fëmijë, kanë udhëtuar në një fshat për festimin e ditëlindjes së profetit Muhamed, e njohur si Mavlid Nabavi, kur ka ndodhur fatkeqësia", deklaroi Abdulahi Baba Arah, shef i shtetit shtetëror për ndihmë në Nigeri.

Baba Arah nuk tha se çka e ka shkaktuar fatkeqësinë, por tha se "polumbarët e guximshëm lokalë" kanë ndihmuar në shpëtimin e rreth 150 të mbijetuarve.

Ai shtoi se anija ka transportuar pothuaj 300 njerëz në lumin Niger te Gbaxhibo, kur është fundosur dje.

Incidentet gjatë lundrimit janë të zakonshme në Nigeri, posaçërisht në kohë të sezonit të të reshurave të shiut. bsh/

Foto: MIA arkiv