"Forbs": Ilon Mask peshon 600 miliardë dollarë
- Ilon Mask është bërë personazhi, neto vlera e llogaritur e të cilit ka arritur 600 miliardë dollarë amerikanë, sipas llogarive të revistës "Forbs" të publikuara dje.
Nju-Jork, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Ilon Mask është bërë personazhi, neto vlera e llogaritur e të cilit ka arritur 600 miliardë dollarë amerikanë, sipas llogarive të revistës "Forbs" të publikuara dje.
Rritja ëlshtë nxitur nga shitja e paradokohshme e aksioneve në kompaninë kozmike të Maskut, "Spejs Iks", nga ana e disa të punësuarve dhe investitorëve. "Forbs" e shfrytëzoi çmimin e vërtetuar në transaksione që të vlerësojë vlerë më të lartë të përgjithshme për kompaninë, që e ka rritur llogarinë e pjesës së Mask. Vetëm disa orë më parë "Forbs" e vlerësoi neto vlerën e Maskut në rreth 500 miliardë dollarë, transmeton DPA.
Pasuria e Maskut është fillimisht e ndërlidhur me pjesët e saj në prodhuesin e automjeteve elektrike "Teslla" dhe "Spejs Iks".
Duke pasur parasysh që Mask posedon rreth 40 për qind të "Spejs Iks", vlerësimi i shqyrtuar i "Forbs" e ka rritur neto vlerën e tij të llogaritur në 677 miliardë dollarë. mb/
Foto: MIA