EMV distribuimi i ngrohtësisë në KRRE parashtroi kërkesë për rritje të shpenzimit për derivate për vitin 2024 për 12,92 për qind
- Shoqata për distribuim të energjisë ngrohëse EMV distribuimi i ngrohtësisë SHPKNJ Shkup, në Komisionin rregulaltor për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale (KRRE) parshtroi kërkesë për ndryshim të të ardhurave të rregulluara maksimale dhe çmim për vitin 2024 për veprimtarinë e rregulluar - distribuimi i energjisë ngrohëse.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:36, 28 January, 2025
Shkup, 28 janar 2025 (MIA) - Shoqata për distribuim të energjisë ngrohëse EMV distribuimi i ngrohtësisë SHPKNJ Shkup, në Komisionin rregulaltor për energjetikë, shërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturinat komunale (KRRE) parshtroi kërkesë për ndryshim të të ardhurave të rregulluara maksimale dhe çmim për vitin 2024 për veprimtarinë e rregulluar - distribuimi i energjisë ngrohëse.
Me kërkesën e parashtruar në dhjetor të vitit të kaluar, siç informojnë nga KRRE, EMV distribuimi i ngrohtësisë kërkon ndryshim të shpenzimit të parashikuar për furnizim të energjisë për vitin 2024 dhe sasive të dorëzuara të energjisë ngrohëse dhe rritje të shpenzimit për derivate për vitin 2024 në shumë prej 12,92 për qind.
Sot në orën 12 skadon afati deri kur personat e interesuar juridik dhe fizik, mund të parashtronin në KRRE mendime dhe propozime lidhur me kërkesën e publikuar të EMV distribuimit të ngrohtësisë pas çka KRRE në mbledhje do ta shqyrtojë kërkesën dhe do të sjellë vendim adekuat.
Nga EMV distribuimi i ngrohtësisë për MIA-n informojnë se shkak për kërkesën e parashtruar është rritja e çmimit të gazit natyror në bursa.
"Kompanitë të cilat janë formuar nga SHA EMV dhe të cilat kryejnë veprimtari energjetike lidhur me tregun e energjisë ngrohëse kanë obligim ligjor t'u përmbahen vendimeve dhe akteve të sjellura nga Komisioni rregulaltor për energjetike dhe shërbime të ujit. Në pajtim me atë, kompanitë parashtruan kërkesë në KRRE për korrigjim të të ardhurave të rregulluara maksimale dhe çmimit për vitin rrjedhës sepse është shkaktuar ndryshim i konsiderueshëm i rrethanave dhe elementeve që ekzistonin në kohën e miratimit të të ardhurave të rregulluara maksimale dhe çmimit të energjisë ngrohëse, përkatësisht është rritur çmimi i gazit natyror gjatë sezonit ngrohës", thonë nga SHA EMV.
KRRE vitin e kalaur më 29 shkurt për 35 për qind e uli çmimin e ngrohjes qendrore për të gjithë shfrytëzuesit në qytetin e Shkupit. Kjo, siç informoi atëherë kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, i referohej uljes së çmimit të gazit natyror në bursa. ab/
Foto: МIА arkivi