• Wednesday, 26 March 2025

Egjipti propozoi një plan të ri për armëpushim në Gazë

Egjipti propozoi një plan të ri për armëpushim në Gazë

Kajro, 24 mars 2025 (MIA) - Egjipti ka paraqitur propozim të ri për armëpushim në luftën ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas në Rripin e Gazës, njoftuan sot mediat e Katarit.

Sipas portalit të Katarit Al-Arabi al-Xhadid, i cili citon "burime të informuara" në Egjipt, propozimi parashikon një tërheqje graduale të forcave izraelite nga Gaza dhe tashmë u është dorëzuar të dyja palëve, transmeton DPA.

Një përfaqësues i Hamasit konfirmoi për agjencinë DPA se organizata e ka marrë propozimin, por deri më tani nuk ka pasur një përgjigje zyrtare nga Izraeli.

Sipas raporteve të mediave, plani përfshin një armëpushim të menjëhershëm, pas së cilit do të ndjekin negociatat për një afat kohor për lirimin e pengjeve të mbetura të mbajtura nga Hamasi. Në këmbim, ushtria izraelite do të tërhiqej në faza nga Rripi i Gazës.

Shtesë, Hamasi do të ishte i detyruar të jepte informacione të sakta për pengjet e mbijetuar, si dhe trupat e të vdekurve, të mbështetur me fotografi.

Përpjekjet e mëparshme të ndërmjetësve për të siguruar një zgjatje të armëpushimit dështuan, pas së cilës Izraeli rifilloi sulmet ajrore javën e kaluar. ls/

Foto: Arkiv