• Friday, 07 March 2025

Duda: Anëtarët e NATO-s duhet të rrisin menjëherë shpenzimet në të paktën tre përqind të PBB-së

Duda: Anëtarët e NATO-s duhet të rrisin menjëherë shpenzimet në të paktën tre përqind të PBB-së

Bruksel, 6 mars 2025 (MIA) - Të gjitha vendet anëtare të NATO-s duhet menjëherë të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në të paktën tre për qind të PBB-së, tha sot presidenti polak Andzhej Duda në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute.

"Unë i kam paraqitur një kërkesë me shkrim Sekretarit të Përgjithshëm për ta ngritur këtë çështje në samitin e ardhshëm në Hagë dhe për të marrë një vendim për të ndarë të paktën tre për qind të PBB-së së vendeve anëtare të Aleancës për mbrojtjen," tha Duda.

Anëtarët e NATO-s synojnë të ndajnë dy përqind në vit, ndërsa Kroacia, Portugalia, Italia, Belgjika, Luksemburgu, Sllovenia dhe Spanja ndajnë më pak se dy përqind të PBB-së, sipas të dhënave të Aleancës. sa/

foto: Arkivi i MIA-s