Nju Jork Tajms: Departamenti i Shtetit planifikon mbylljen e misioneve diplomatike dhe pushimin nga puna të të punësuarve jashtë vendit
- – Departamenti i Shtetit amerikan ka përgatitur plane për mbylljen e dhjetëra konsullatave deri në fillimin e verës, informon Nju Jork Tajms, duke iu referuar përfaqësuesve zyrtarë amerikanë.
- Post By Fitore Curri
- 08:37, 7 March, 2025

Nju Jork, 7 mars 2025 (MIA) – Departamenti i Shtetit amerikan ka përgatitur plane për mbylljen e dhjetëra konsullatave deri në fillimin e verës, informon Nju Jork Tajms, duke iu referuar përfaqësuesve zyrtarë amerikanë.
Departamenti i Shtetit shqyrton opsione që të mbyllë edhe një numër të shtuar të misioneve, shkruan gazeta. Në mesin e dhjetëra konsullatave të cilat do të mbyllen, kryesisht do të mbyllen ato në Evropën Perëndimore, sipas tre përfaqësuesve zyrtarë të njoftuar me memorandumin i cili qarkullon në Departamentin e Shtetit, shtohet në raport.
Sipas gazetës, do të pushohen nga puna edhe një numër i madh i personave lokalë në misionet diplomatike të SHBA-së jashtë vendit.
Pikëpamjet për ulje të mëdha të numrit të të punësuarve tashmë shkaktuan shqetësim në CIA. Shumica e agjentëve sekret amerikanë punojnë jashtë ambasadave dhe konsullatave, duke u prezantuar si diplomatë, ndërsa mbyllja e vendeve diplomatike do t’i ulë opsionet e CIA-s për atë se ku ti pozicionojë spiunët e saj, bën të ditur Nju Jork Tajms.
Rreth 700 të punësuar – prej të cilëve 450 diplomatë me përvojë shumëvjeçare – kanë parashtruar dokumente për pushim nga puna në dy muajt e parë të këtij viti, tha një përfaqësues nga Departamenti i Shtetit. Ajo është shkallë e pabesueshme: para vitit 2025, rreth 800 njerëz dhanë dorëheqje gjatë gjithë vitit. fc/
Fotografia: Arkivi