Dimitrievski: Stema shtetërore i përmbushë të gjitha nevojat, duhet të fokusohemi në tema shumë më të rëndësishme
- Stema shtetërore që e kemi për momentin i përmbushë të gjitha nevojat. Nuk është e saktë teza se vetëm një numër i caktuar i shteteve të cilat janë krijuar në periudhën e pasluftës i mbajnë karakteristikat komuniste. Sot kemi shtete anëtare të BE-së mu me stema të cilat janë sjellë që në atë periudhë kohore dhe janë shtete progresive dhe avancuese, siç është Sllovenia, tha kryetari i ZNAM, Maksim Dimitrievski.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:23, 19 February, 2025

Shkup, 19 shkurt 2025 (MIA) - Stema shtetërore që e kemi për momentin i përmbushë të gjitha nevojat. Nuk është e saktë teza se vetëm një numër i caktuar i shteteve të cilat janë krijuar në periudhën e pasluftës i mbajnë karakteristikat komuniste. Sot kemi shtete anëtare të BE-së mu me stema të cilat janë sjellë që në atë periudhë kohore dhe janë shtete progresive dhe avancuese, siç është Sllovenia, tha kryetari i ZNAM, Maksim Dimitrievski.
Ai sonte gjatë pjesëmarrjes në ditarin e televizionit "Sitel", duke folur për qëndrimet aktuale lidhur me ndryshimin e mundshëm të stemës shtetërore, potencoi se ajo në tërësi e pasqyron ikonografinë tonë bashkëkohore.
Ai është i mendimit se këto tema është dashur të elaboroheshin në 35 vitet e fundit në shtet, ndërkaq se tani duhet të fokusohemi në tema shumë më të rëndësishme siç janë zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit, procesi eurointegrues.
Lidhur me himnin, tha se kemi himn ideal me plot legjitimitet i cili e pasqyron tërë historinë tonë.
Lidhur me atë se çfarë janë marrëdhëniet në koalicion, Dimitrievski tha se janë parimore, por edhe se të gjithë pjesëmarrësit në pushtet kanë politikat e veta autoktone, përkatësosht qëndrimet dhe mendimet e veta.
I pyetur nëse do të kandidojë sërish për kryetar komune, Dimitrievski tha se po bëhen analiza dhe sondazhe dhe se do ta respektojë qëndrimin e qytetarëve. ab/
Foto: Printskrin