• Tuesday, 15 October 2024

Daniel është i treti nga familja Maldini me paraqitje për kombëtaren italiane

Daniel është i treti nga familja Maldini me paraqitje për kombëtaren italiane

Udine, 15 tetor 2024 (MIA) - Sulmuesi i Moncas, Daniel Maldini, ka debutuar për kombëtaren italiane në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kombeve kundër Izraelit (4:1).

Futbollisti ka hyrë si zëvendësues në minutën e 74-të të ndeshjes në vend të Xhakomo Raspadorit.

Daniel është futbollisti i tretë nga familja Maldini, i cili luan për kombëtaren e Italisë. Gjyshi i tij Çezare luajti 14 ndeshje për ekipin kombëtar ndërmjet viteve 1958 dhe 1963. Babai i Danielit, Paolo, kishte 126 paraqitje për Italinë në periudhën nga viti 1988 deri në vitin 2002, ndërsa fitoi medalje argjendi dhe bronzi në Kampionatet botërore dhe evropiane.

Çezare dhe Paolo Maldini gjenden në Shtëpinë e të famshëvme të futbollit Italian. rq/bsh/

Foto: EPA