• Monday, 14 October 2024

Grilish për fitoren ndaj Finlandës: Anglia mund të shënonte më shumë gola

Grilish për fitoren ndaj Finlandës: Anglia mund të shënonte më shumë gola

Helsinki, 14 tetor 2024 (MIA) - Futbollisti i reprezentacionit të Anglisë, Xhek Grilish ka dhënë përshtypjet e tij nga ndeshja e djeshme në fazën e grupeve të Ligës së kombeve kundër Finlandës (3:1).

"Mund të shënonim më shumë gola, por në disa momente ishte e vështirë. Unë arrita të shënoja sepse trajneri na lejoi të luanim të lirë. Unë luaj me Gomezin në stërvitje dhe e di se çfarë lojtari i mirë është. Festa ishte për vajzën time të vogël. Bëra shaka me Trentin para gjuajtjes së lirë: "Shëno dhe do të jap 500 paund".

Çfarëdo që të ndodhë me trajnerin e Anglisë, njerëzit gjithmonë do të thonë gjëra negative. Më pëlqen të vij në lokacionin e kombëtares, kemi një trajner të shkëlqyeshëm", ka thënë Grilishi për “ITV”.

Pas kësaj ndeshje, Anglia me 9 pikë nga gjithsej katër ndeshje është në vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës B, Finlanda është në vendin e fundit pa asnjë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Anglia do të jetë mysafire e Greqisë më 14 nëntor, ndërsa të njëjtën ditë Finlanda takohet me Irlandën.

Foto: EPA