• Monday, 14 October 2024

Mediat: Terziqi pasardhës i mundshëm i Ten Hagut

Mediat: Terziqi pasardhës i mundshëm i Ten Hagut

 Mançester, 13 tetor 2024 (MIA) - Udhëheqësia e Mançester Junajted e shqyrton mundësinë e emërimit të ish-kryesuesit të Borusia Dortmundit, Edin Terziq për trajner të ri në vend të Erik ten Hag, njoftoi sot Transfer News Live.

 Sipas burimit, 41-vjeçari Terziq është përfshirë në listën e kandidatëve për rolin e trajnerit të ri të klubit nga "Old Traford".

 Borusia sezonin e kaluar, nën drejtimin e Terziqit arriti në finalen e Ligës së Kampionëve duke humbur ndaj Real Madridit (0:2).

 Ten Hagu është në krye të Mançester Junajted nga vera e vitit 2022. Këtë sezon ekipi është në vendin e 14-të në tabelën e Premierligës me tetë pikë nga shtatë ndeshje.

 Foto: Fejsbuk