• Friday, 13 February 2026

Bozhinovska në takime me partnerët ndërkombëtarë për përparimin e energjetikës dhe minierave

Bozhinovska në takime me partnerët ndërkombëtarë për përparimin e energjetikës dhe minierave

Shkup, 12 shkurt 2026 (MIA) – Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, realizoi sot disa takime pune me partnerë ndërkombëtarë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin energjetik dhe të minierave.  

Në takim me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në vend, Ola Sollstrom, u zhvilluan diskutime mbi intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në sektorin e minierave, duke përfshirë shkëmbimin e praktikave të mira nga ekspertët suedezë dhe bashkëpunimin me universitetet e Maqedonisë për të përmirësuar kapacitetet teknike dhe shkencore. U diskutuan edhe tema që lidhen me zhvillimin e burimeve të energjisë së rinovueshme dhe projektet për përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental si pjesë e përpjekjeve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe tranzicion të gjelbër, njoftoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Ministrja Bozhinovska realizoi takim edhe me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Uzlem Xhanel, me të cilën biseduan për avancimin e bashkëpunimit në sektorin energjetik, duke përfshirë edhe mbështetje të burimeve të rinovueshme të energjisë, fuqizim i efikasitetit energjetik. Bashkëbiseduesit e theksuan rëndësinë nga bashkëpunimi i vazhdueshëm i ekspertëve dhe shkëmbimi i zgjidhjeve inovative ndërmjet dy vendeve. 

Në takim, me përfaqësues të Strategic and Social Research Foundation – Marmara Group u bisedua për organizimin e Samitit të 29-të Ekonomik Euroaziatik dhe ftesë zyrtare deri te ministrja Bozhinovska për pjesëmarrje në Samit. Temë e bisedimeve ishin edhe mundësitë investuese në energjinë solare, si dhe aktivitetet dhe planet vijuese të Ministrisë së Energjetikës. 

“Ministrja Bozhinovska e theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për promovim të Maqedonisë së Veriut si vend përgjegjës modern, investues atraktiv dhe ekologjik, e cila në vazhdimësi e përparon sektorin energjetik dhe të minierave dhe e fuqizon bashkëpunimin rajonal”, thuhet në kumtesë. fc/

Foto: MEMBM