• Friday, 04 October 2024

Bombë amerikane nga Lufta e Dytë Botërore shpërthen në një aeroport në Japoni

Bombë amerikane nga Lufta e Dytë Botërore shpërthen në një aeroport në Japoni

Tokio, 3 tetor 2024 (MIA) - Në aeroportin e Japonisë Mijazaki dje shpërtheu një bombë amerikane nga Lufta e Dytë Botërore. Në incident nuk ka persona të lënduar, nuk janë dëmtuar as aeroplanët, por vetëm pista që është riparuar gjatë natës.

Bomba në pistë krijoi një krater të gjerë rreth shtatë metra dhe një metër të thellë. Për shkak të shpërthimit u anuluan mbi 80 fluturime.

Një hetim konfirmoi se ka shpërthyer një bombë amerikane e rëndë rreth 220 kilogramë, por po përcaktohet se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Aeroporti Mijazaki është ndërtuar në vitin 1943 dhe është shfrytëzuar për trajnime për fluturime nga ana e Mbretërisë japoneze.

Ministria e Mbrojtjes së Japonisë kumtoi se në disa zona janë gjetur bomba të pashpërthyera të hedhura nga ushtria amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Qindra ton bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore janë ende të "varrosura" në gjithë Japoninë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s