• Thursday, 03 October 2024

Automjeti special i Armatës është përfshirë në shuarjen e zjarrit në Çair

Automjeti special i Armatës është përfshirë në shuarjen e zjarrit në Çair

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Automjeti special zjarrfikës i Armatës tashmë është në terren dhe është përfshirë në shuarjen e zjarrit që shpërtheu mbrëmë në bodrumin e një ndërtese në Çair të Shkupit. Informacionin për MIA-n e ka konfirmuar drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

Paraprakisht, QMK informoi se shuarja e zjarrit zhvillohet me vështirësi për shkak të sasisë së madhe të tymit dhe temperaturës së lartë në bodrumet ku kishte një sasi e madhe e materialeve djegëse.

Në shuarjen e zjarrit janë përfshirë edhe një numër i madh i zjarrfikësve dhe automjeteve zjarrfikëse.

Një pjesë e mediave raportuan se janë djegur ambiente që përdoreshin si hapësira magazinimi nga një kompani që kishte një sasi të madhe produktesh plastike.

Gjithsej 43 persona janë hospitalizuar, 31 pacientë prej të cilëve janë pranuar në Klinikën e Toksikologjisë, ndërsa pesë prej tyre janë mbajtur për trajtim spitalor. Në Klinikën e Fëmijëve janë pranuar 12 fëmijë, dy prej të cilëve janë mbajtur për trajtim. Të gjithë pacientët janë në gjendje stabile.

Zjarri ka rënë mbrëmë në bodrumin e një objekti në rrugën “Serava”, ndërsa në SPB Shkup është raportuar në ora 01:55. mb/

Foto: QMK