• Thursday, 04 July 2024

Anketa e Rojters/Ipsos: Tramp kandidat më i mirë për çështjet ekonomike, Bajden për ruajtjen e demokracisë

Anketa e Rojters/Ipsos: Tramp kandidat më i mirë për çështjet ekonomike, Bajden për ruajtjen e demokracisë

Uashington, 26 qershor 2024 (MIA) - Votuesit në SHBA e konsiderojnë kandidatin e Partisë Republikane në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Donald Tramp, kandidatin më të mirë sa i përket ekonomisë, por mendojnë se kandidati i Partisë Demokratike, Xho Bajden, është kandidat më i mirë kur bëhet fjalë për ruajtjen e demokracisë.

Anketa e Rojters/Ipsos zbuloi se dy çështjet kryesore për votuesit në SHBA janë gjendja e demokracisë dhe ekonomia, me ç'rast 47 për qind të të anketuarve besojnë se Tramp është zgjidhja më e mirë për t'u përballur me këtë problem, ndërsa 37 për qind e tyre besojnë se Bajden është më i mirë.

Kur bëhet fjalë për çështjen e emigracionit, 44 për qind e të anketuarve mendojnë se Tramp është zgjedhja më e mirë, ndërsa 31 për qind e tyre mendojnë se Bajden është më i mirë.

Tramp shihet gjithashtu si kandidat më i mirë për çështjen e konflikteve të huaja dhe terrorizmit, me 40 për qind kundrejt 35, por Bajden është kandidat më i mirë kur bëhet fjalë për përgjigjen ndaj ekstremizmit dhe kërcënimeve ndaj demokracisë, 39 për qind kundrejt 33, që sipas të anketuarve është problemi i dytë më i madh në SHBA.

Bajden gjithashtu kryeson kur bëhet fjalë për kujdesin shëndetësor, 40 për qind kundrejt 29. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s