• Thursday, 04 July 2024

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Izmir

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Izmir

Ankara, 3 korrik 2024 (MIA) - Një zjarr i madh ka shpërthyer në Izmir, njoftoi televizioni TRT Haber. Zjarri ka shpërthyer në rajonin Bornova në Izmir rreth orës 13:30 nga shkaqe deri më tani të pakonfirmuara.

Për shkak të zjarrit, banorët e dy zonave janë evakuuar. Është mbyllur edhe rruga Izmir - Manisa.

Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë gjashtë aeroplanë dhe nëntë helikopterë, si dhe dhjetëra automjete zjarrfikëse. 

Udhëheqësi i Izmirit, Sulejman Elban, deklaroi se për momentin nuk ka informacione për viktima dhe persona të lënduar. Sipas Elban, në disa shtëpi janë shkaktuar dëme materiale. 

Elban shtoi se ekipet zjarrfikëse janë në rrugë që ta vendosin zjarrin nën kontroll. fc/