• Friday, 04 October 2024

Ajatollah Hamnei akuzon SHBA-në dhe disa vende evropiane për tensionet dhe luftërat në Lindjen e Mesme dhe porositi të "largohen nga rajoni"

Ajatollah Hamnei akuzon SHBA-në dhe disa vende evropiane për tensionet dhe luftërat në Lindjen e Mesme dhe porositi të

Teheran, 2 tetor 2024 (MIA) - Lideri iranian, ajatollah Ali Hamnei, sot është takuar me grupin e përfaqësuesve të lartë shtetëror në Teheran dhe më pas për tensionet dhe luftërat rajonale në Lindjen e Mesme ka akuzuar "SHBA-në dhe disa vende evropiane" të cilët "rrejshëm konfirmuan se do të sjellin paqe dhe qetësi në rajon". 

Ai porositi "që të largohen nga rajoni" që vendet e rajonit të jetojnë në paqe.

Ajatollahu i cili për disa ditë ndodhet në një vend të fshehtë dhe të sigurt, deklaroi se është "i mërzitur" për shkak të vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hasan Nasralla, por nuk e anuloi mbledhjen me përfaqësuesit e lartë sepse, siç tha "dhimbja e Iranit është forcë gjallëruese dhe shtytëse”.

Një zyrtar i lartë iranian për mediat britanike ka konfirmuar se urdhri për lëshimin e raketës drejt Izraelit është dhënë personalisht nga lideri suprem Hamnei. qa/

Foto: EPA