• e hënë, 23 mars 2026

Izraeli filloi valë të re të sulmeve ndaj Iranit

Izraeli filloi valë të re të sulmeve ndaj Iranit

Jerusalem, 20 mars 2026 (MIA) - Izraeli sot filloi valë të re ndaj Iranit, një ditë pasi presidenti amerikan Donald Tramp e porositi të mos i përsëris sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit, që solli deri në eskalimin e luftës amerikano-izraelite kundër Iranit.

Në konfliktin janë vrarë mijëra njerëz, e ai është përhapur në vendet fqinje dhe ka prekur ekonominë globale prej se SHBA-ja dhe Izraeli filliuan sulmet ajrore më 28 shkurt dhe pasi bisedimet mbi programin bërthamor të Teheranit nuk sollën marrëveshje.

"Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) sapo kanë filluar valë sulmesh ajrore ndaj infrastrukturës së regjimit terrorist iranian në zemër të Teheranit", tha një zëdhënës i IDF-së, pa dhënë hollësira.

Bahreini, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se po përballen me sulme me raketa herët në mëngjes pas disa ditësh sulmesh iraniane ndaj infrastrukturës rajonale të energjisë, që kanë tronditur tregjet globale. bsh/

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR