Dy tankerë me gaz të lëngshëm me flamur indian kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit
- Tankeri "Pajn Gas" (Pine Gas) kaloi nëpër ngushticë, ndërsa për një kohë të shkurtër pastaj dhe tankeri "Xhag Vasant" (Jag Vasant), i cili ishte në afërsi, theksohet në të dhënat e platformës së gjurmimit të anijeve "MarineTrafik".
- Post By Ramize Qamili
- 15:08, 23 mars, 2026
Londër/Nju Delhi, 23 mars 2026 (MIA) - Dy tankerë me gaz të lëngshëm (LPG) që lundruan me flamur indian, sot kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit, megjithëse i gjithë trafiku në rrugën ujore kritike mbetet i bllokuar, kumtoi një platformë për gjirmimin e anijeve.
Tankeri "Pajn Gas" (Pine Gas) kaloi nëpër ngushticë, ndërsa për një kohë të shkurtër pastaj dhe tankeri "Xhag Vasant" (Jag Vasant), i cili ishte në afërsi, theksohet në të dhënat e platformës së gjurmimit të anijeve "MarineTrafik".
Tankeri "Pajne Gas" transmetoi mesazhin "Anije dhe ekuipazh indian", sipas të dhënave të veçanta të gjurmimit të anijeve nga platforma LSEG.
Qindra anije janë ende të bllokuara në Gjirin Persik, ndërsa mijëra marinarë janë të detyruar të qëndrojnë të ankoruar për shkak të luftës amerikane-izraelite me Iranin.
Foto: EPA