OKB paralajmëron për rrezikun e “spastrimit etnik” në Bregun Perëndimor
- Aktivitetet e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar janë zgjeruar dukshëm, kumtoi zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut, duke shprehur shqetësim për zhvendosjen masive të palestinezëve, njoftoi DPA.
Gjenevë, 23 mars 2026 (MIA) - Aktivitetet e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar janë zgjeruar dukshëm, kumtoi zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut, duke shprehur shqetësim për zhvendosjen masive të palestinezëve, njoftoi DPA.
Në raportin theksohen aktivitetet e kolonëve që sugjerojnë veprime të koordinuara dhe politika izraelite që mund të çojnë në zhvendosje masive, "duke ngritur shqetësime për spastrim etnik". Në raportin shtohet se transferimi i paligjshëm i personave të mbrojtur përbën një krim lufte.
Zyra e OKB-së në 12 muajt e fundit dokumentoi 1.732 incidente dhune nga kolonët, krahasuar me 1.400 në periudhën 12-mujore të mëparshme. Raporti mbulon ngjarjet deri në tetor dhe nuk përfshin të dhëna më të fundit, kujton DPA.
Banorët palestinezë përballen me ngacmime dhe kërcënime të vazhdueshme, ndërsa shtëpitë dhe tokat e tyre bujqësore po shkatërrohen, deklaroi Axhit Sungej, udhëheqës i zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut për territoret palestineze.
Sipas raportit, autoritetet izraelite miratuan edhe ndërtimin e gati 37.000 njësive të banimit në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe 27.200 të tjera në pjesën tjetër të Bregut Perëndimor. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s