• Tuesday, 02 July 2024

VMRO-DPMNE përsëriti zotimet themelore të qeverisë së re, LSDM shprehu dyshime se premtimi do të realizohet

VMRO-DPMNE përsëriti zotimet themelore të qeverisë së re, LSDM shprehu dyshime se premtimi do të realizohet

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Deputetët e shumicës dhe opozitës edhe sot kundërshtuan qëndrimet e tyre për programin për zgjedhjen e qeverisë së re. Në vazhdim të debatit parlamentar, VMRO-DPMNE ritheksoi përkushtimet themelore - integrimin evropian të shtetit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimin e ekonomisë, zhvillimin e balancuar rajonal, afrimin e qeverisë me qytetarët, uljen e taksave, rritjen e pensioneve dhe pagave, ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe forcimin e marrëdhënieve ndëretnike, ndërsa LSDM-ja shprehu dyshime në realizimin e premtimeve të tilla.

Për VMRO-DPMNE-në "kjo është ditë e madhe, sepse qeveria më e paaftë dhe më kriminale po largohet", ndërsa sipas LSDM-së, "me disa përjashtime, ministrat e propozuar ndoshta do të luajnë rol episodik".

"Për pak ditë VMRO-DPMNE theu shumë premtime, shpresa filloi të zhdukej. Shqetësuese janë disa premtime të pathëna në programin e propozuar, si rishikimi dhe racionalizimi i organeve të administratës shtetërore me mundësinë e bashkimit dhe shfuqizimit të organeve të caktuara shtetërore, a ju nevojitej riorganizimi i ri i votuar pas mesnate dhe në procedurë të shkurtuar për një reformë që do të jetë edhe një pastrim i duhur, pyeti Sanja Llukarevska nga LSDM.

Ajo i theksoi dy fjalimet e ish kryeministrit dhe lider i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në vitin 2006 dhe mandatarit aktual Hristijan Mickoski me konstatimin se "janë pothuajse të njëjta, vetëm se ai nuk është aty".

Llukarevska theksoi se programi i VMRO-DPMNE-së është për t'u mirëpritur me faktin se do të vazhdojnë zgjidhjet e mira në sferën tatimore, digjitalizimi, burimet e ripërtëritshme, kultura, bujqësia, inovacionet, standardi më i lartë i të punësuarve dhe pensionistëve, gjëra që, siç theksoi ajo, qeveria e LSDM-së i ngriti në nivel dinjitoz.

Disa deputetë të shumicës kërkuan replikë. Ndaj Llukarevskës dërguan edhe akuza për pagesë joefikase të tatimeve.

"DAP nuk ka përmbushur detyrimet e saj në nivelin e kërkuar, taksa nuk është mbledhur me ritmin e kërkuar. Motivimi për të paguar taksat është i ulët dhe në vend që të forcojë disiplinën fiskale, qeveria zgjodhi rrugën e lehtë, të taksojë ata që paguajnë taksa. Ka ende rajone të a.q. parajsë fiskale, edhe në Shkup dhe rrethinë", theksoi Pavle Arsoski nga ZNAM.

Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE paralajmëroi zbatimin e E-faturës dhe trajtim të drejtë ndaj të gjithë tatimpaguesve, ndërsa Mile Cekov nga ZNAM akuzoi se që nga marrja e pushtetit, edhe pse premtoi se do të luftojë kundër ekonomisë gri, LSDM lejoi që ajo të rritet dhe sot vendi është në vendin e 33-të.

Në replikë, Marija Petrushevska nga VMRO-DPMNE-ja i është referuar konkretisht programit të qeverisë së re. Ajo tha se është duke bërë një skrining serioz të gjendjes në vend të trashëguar nga LSDM-ja.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë akuzuar edhe se vendi nuk ka marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në dhe për këtë, siç përmendën, fajin e ka qeveria e kaluar. Rruga drejt BE-së, sipas tyre, ishte vetëm një angazhim deklarativ.

"Kjo është një ditë e madhe sepse qeveria më e paaftë dhe më kriminale në histori po largohet. Sot është një ditë e madhe sepse për herë të parë që nga viti 2008 do të kemi një ndryshim të plotë të qeverisë, sepse më në fund klani Zaevë dhe të tjerë si ata po shkojnë në histori. Sot është dita kur ata që nuk kishin kredibilitet popullor nuk qeverisën, menaxhuan dhe grabitën, po ikin sot dhe në vend të tyre vijnë njerëz që ishin në zgjedhje dhe morën kredibilitet dhe legjitimitet të paparë popullor. Mickoski tha se Maqedonia do të jetë një vend më i mirë për të jetuar. Jam i bindur se plani dhe vizioni i tij janë realistë dhe të arritshëm, do të jetë e vështirë, por do të japim rezultat dhe unë do të votoj për këtë", nënvizoi Lupço Prenxhov nga VMRO-DPMNE.

Ai prezantoi individualisht disa nga ministrat e rinj, duke shprehur besimin maksimal në punën e tyre.

Replikoi Borçe Cvetkov nga LSDM, i cili kujtoi premtimet e bëra nga VMRO-DPMNE.

Adnan Azizi nga Vlen apelon qytetarët që të mos bien në demagogji dhe propagandë të verdhë.

"Lamtumirë regjim, mirë se vjen ndryshim, është koha për veprim, dita e dënimit ka ardhur. Si pjesë e koalicionit garantojmë se shqiptarët do të përfaqësohen më së miri këtë herë kundër propagandës së verdhë të specializuar nga spin doktorët e BDI-së. Platforma e qeverisë është e unifikuar, e integruar dhe shtyllat kryesore të saj janë përcaktuese e të gjitha grupeve nga koalicioni. Shtyllat kryesore janë integrimi evropian, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimi i ekonomisë, decentralizimi, afrimi i qeverisë me qytetarët", theksoi Azizi.

Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE njoftoi se do të vazhdojë puna për një njësi zgjedhore. Ai publikisht, nga foltorja, ftoi deputetët turq që t'i bashkohen qeverisë së VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit.

Debati për programin për qeverinë e re vazhdon në orën 15:00. Aktualisht deputetët janë në pauzë. sa/

foto: printskrin