• Saturday, 05 October 2024

Vijon periudhë e motit kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura deri 40 gradë Celsius

Vijon periudhë e motit kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura deri 40 gradë Celsius

Shkup, 6 korrik 2024 (MIA) - Drejtoria për punë hidrometeorologjike informoi se vijon periudhë e motit kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, me rritje të temperaturave të ditës, e cila gjithkund do të jetë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa vende do të arrijë 40 gradë. Në fillim të javës së ardhshme, në orët e pasditës, kryesisht në rajonet malore do të ketë dukuri të izoluar të jostabilitetit me të reshura të shkurtra të shiut dhe bubullima të rralla.

Moti nesër (7 korrik) do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura, të cilat do të arrijnë deri 38 gradë Celsius në Gjevgjeli dhe Demir Kapi. Në Shkup, temperatura parashihet të arrijë deri 37 gradë.

Nga dita e hënë e deri të premten javën e ardhshme, temperatura do të arrijë deri 40 gradë Celsius. bsh/

Foto: Arkiv